I morën 10 mijë € të shpallurit në kërkim për të mos e arrestuar, GJKKO lë në burg dy policët në Durrës

I morën 10 mijë € të shpallurit në kërkim për të mos e arrestuar, GJKKO lë në burg dy policët në Durrës

Dy policët e Durrësit janë lënë në burg nga GJKKO të akuzuara për korrupsion. Efektivët Viktor Buça dhe Gëzim Lluka, kanë marrë ryshfet nga një person i cili ishte në kërkim, duke e lënë atë të lirë.

Mësohet se një vit më parë, punonjësit e policisë, janë vënë në dijeni të vendit ku ndodhej Alfred Mikeli, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet pasi u dënua nga gjykata me 10 vjet e 6 muaj burg.

Pasi e kanë lokalizuar Alfred Mikelin, e kanë kapur duke e marrë në automjetin me të cilin lëviznin. Por Alfred Mikeli ju ka ofruar 10 mijë euro dy policëve, të cilët më pas e kanë lënë të lirë në shkëmbim të parave.

'Arrest me burg' është caktuar edhe për Alfred Mikelin si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje