Dy punonjës të policisë kufitare në Qafë Botë janë vënë nën hetim nga ana e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohen se i kanë marrë paratë një shtetasi pakistanez në kufi.
Marjus Jaupaj 32 vjeç është ndaluar nga autoritetet përkatëse dhe po hetohen ndërsa është nën masën e paraburgimit. Ndërsa Dritan Sulo, 22 vjeç po hetohet në gjendje të lirë.
Jaupaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën ndërsa 22 vjeçari Dritan Sulo po hetohet në gjendje të lirë nën akuzën e korrupsionit.
Masat ndaj tyre u morën pas denoncimit të bërë nga një emigrant i parregullt pakistanez i cili u kap në territorin shqiptar.