TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas përfundimit të hetimeve, ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, procedimin penal për avokatin Lavdosh Shehu dhe Hamza Tolën, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas SPAK, Lavdosh Shehu, me profesion avokat akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, ndërsa Hamza Tola, punonjës shërbimi në Ministrinë e Drejtësisë, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim.
Nga hetimet rezultoi e provuar se shtetasi Lavdosh Shehu, i ka kërkuar familjes së shtetasit F.H., një shumë prej 12 000 (dymbëdhjetë mijë) euro, duke premtuar dhe siguruar se ka aftësinë për të ushtruar ndikim në funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë, për kryerjen e transferimit të shtetasit F.H. nga shteti italian, për të vuajtur dënimin në Shqipëri.
Këtë ndikim në funksionarët e Ministrisë së Drejtësisë, shtetasi Lavdosh Shehu, do ta realizonte në bashkëpunim Hamza Tolën, punonjës shërbimi në këtë ministri.
Në vijim, Lavdosh Shehu ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F.H. vetëm një shumë prej 5 000 (pesë mijë) euro. Hetimet e kësaj ngjarje, janë bërë të mundur, falë edhe ndihmës të dhënë nga një emision investigativ televiziv.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 789
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Spahiu: Ligjërisht, Berisha duhet gjykohej ose i lirë ose në arrest, por jo me detyrim paraqitje
6 Janar, 21:35
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Ngjela në ‘Studio Live’: Saliu duhet të ikë nga PD, po e mban peng, kujton se është ende më 1990! SPAK-un e drejton SHBA, a bëhen revolta kundër drejtësisë?
6 Janar, 19:04
-
Ylli Pata: Çfarë fshihet pas zhurmës së Berishës në SPAK për t’u dukur si trim?!
6 Janar, 18:26
-
Berisha në SPAK, Doçi: Protestë për hall personal, presion që të mos mbyllet dosja e 21 janarit e Gërdecit! Beqiri: Ka mbetur me 20 anëtarë të organizatës kriminale
6 Janar, 17:54
-
Unaza e Madhe nuk zhbllokon trafikun, duhen 90 minuta nga Rinasi në Tiranë! Policia e semaforët inekzistentë (FOTOT)
6 Janar, 17:50
-
Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK
6 Janar, 17:19
-
Afera CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK merr nesër në pyetje Ilir Metën! Kryemadhi, nëna dhe mikja e saj Ema Çoku mbyllin gojën para prokurorëve
6 Janar, 14:22
-
Berisha në SPAK, shkel procesverbalin! Ja çfarë shkruajti në të (DOKUMENTI)
6 Janar, 14:10
-
Berisha në SPAK me militantë, Martin Leka: Presion i hapur ndaj organeve të drejtësisë! Alarm për shoqërinë shqiptare! Shumë deputetë të PD nuk janë dakord me të
6 Janar, 13:36