Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë-Helmës me një të vdekur e një të plagosur. Viktima është një 15-vjeçar, ndërsa i plagosur jashtë rrezikut është shoku i tij 16 vjeç.

Të miturit ishin duke lëvizur me një automjet kur 15-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal. Makinën ia kishte marrë fshehurazi të atit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lajm në përditësim...