“Më jep 30 mijë euro ose do të vras djalin”. Ky është kërcënimi që një shtetas nga Laçi i bëri një prindi nga Gjirokastra me iniciale S.H. Policia ka nisur procedimin penal ndaj pengmarrësit dhe e ka shpallur në kërkim. Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi A.Gj., 36 vjeç banues në Laç, ka mbajtur peng për disa orë të riun 25-vjeçar, shtetasin A.Gj.
Ai e ka futur në një ambient të izoluar, në rrugën nacionale Fushë Krujë-Milot, pranë një pike karburanti dhe i ka bërë presion të vazhdueshëm. Gjithashtu laçiani nëpërmjet telefonit i ka kërkuar para babait të pengut të tij, duke i thënë se nëse nuk ia dorëzon, atëherë nuk do e shihte më djalin e tij.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com