I mori rryma teksa po kalonin rrugën, burri në Austri shpëtoi çiftin turk nga përmbytja, akti heroik jehonë në internet

AUSTRI- Teksa bilanci tragjik i njerëz që humbin jetën përditë nga përmbytjet vetëm po thellohet, një burrë nga Hallein, qyteti Austriak në kufi me Gjermaninë, me aktin e tij heroik dhe duke vënë në rrezik edhe jetën e tij, shpëtoi nga mbytja një çift nga Turqia.

Në videon e publikuar, paraqitet momenti kur Salih dhe Ayşe Karaaslan, çifti turk u mundua të kalonte rrugën për të shkuar në një vend më të sigurt, por rryma e baltosur i tërhoqi me vete.

Në ato momente u shfaq fqinji i tyre, Alexander Eisenmann i cili pa hezituar u bë “pjesë e rrymës” dhe me të gjitha forcat e tij arriti të shpëtonte çiftin.

Videoja e shpëtimit u nda edhe nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, i cili shkroi edhe një mesazh falënderimi në gjermanisht.

“Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta”, ka shkruar Kıran në Twitter.

Përmbytjet e ditëve të fundit kanë qenë me të vërtet fatale, mbi 180 persona kanë humbur jetën.

Në një kohë kaq të vështirë, solidariteti dhe dashamirësia për njeri-tjetrin është gjeja më e mirë që mund të bëhet!

Akti heroi i këtij burri, po shpërndahet kudo në internet.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar