Dita e shtatë e grevës së banorëve të Lumasit! Pas mjekimit në spital rikthehet njëri prej tyre: Gjendja jonë shëndetësore e rënduar, s'dorëzohemi

Banorët e Lumasit janë sot në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë. 5 grevistët që janë ngujuar që prej ditës së martë në një godinë përballë zyrave të ish/komunës Lumas janë përkeqësuar nga ana shëndetësore. Njëri prej grevistëve, Ylmi Shuaipi, mbrëmjen e djeshme u dërgua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi mori mjekim, serum dhe kreu ekzaminimin e zemrës u rikthye sërish në grevë. Megjithatë gjendja e tij  shëndetësore vijon të mos jetë e mirë. Në gjendje të rënduar shëndetësore janë edhe të gjithë grevistët e tjerë të cilët shfaqin probleme me tensionin, këputjen trupore dhe probleme me frymëmarrjen.

Vetë grevistët kanë deklaruar çdo ditë se edhe pse janë të sëmurë dhe gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet ata nuk do ta ndalin për asnjë moment grevën e urisë. Grevistët i qëndrojnë fjalës së dhënë për ta çuar grevën e tyre deri në fund dhe për t'u vetëflijuar nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

"Unë sot jam akoma më i rënduar tensioni im është 8 me 13. Sot është u lët 5 me 11. Ndihem shumë i këputur por dhe nga ana psikologjike, jam shumë i rënduar. Do ta vazhdoj këtë grevë derisa të marrim zgjidhje. S'dalim pa e cliruar atë vend që është turistik. Deri në fund ne jemi të vendosur që nuk dalim që këtej", tha grevisti që dje u shtrua në spital.

"Gjendja shëndetësore sa vjen dhe rëndohet, probleme me oksigjenin, tensioni 7 me 11. Por nuk do të tërhiqem nga kjo deri në përmbushjen e kërkesave. Të gjitha kërkesat siç janë ndërprerja e punimeve në kanalin sinec, Ardi Veliu të vihet para përgjegjeësisë dhe të tërhiqet para drejtësisë, kryeministri të zbresë sa më parë të popullit", tha një tjetër.

"Gjendja ime shëndetësore sot paraqite me dridhje të trupit dhe djegie të krahut të majtë. Ne do të vazhdojmë derisa të plotësohen 5 pikat tona derisa të marrim zgjidhje, ne skemi mënyrë tjetër të jetojmë, skemi çtu themi fëmijëve. E ftojmë Ramën të vijë të shohë gjendjen sepse ne skemi si të jetojmë"., shtoi një grevist.

"Gjendja shëndetësore është shumë e rënduar, jemi 7 ditë pa ngrënë, duket vetë gjendja si përkeqësohet. Do ta vazhdojmë deri në fund sepse kjo është rruga e fundit".

"Unë u ktheva në grevë sepse thashë llafin që do vazhdojmë deri në fund. Por nuk e ndjej  veten mirë".

Ndërkohë që grevistët janë në ditën e tyre të shtatë të grevës së urisë, banorët e Lumasit kanë vijuar për çdo ditë protestat e tyre në kanionin e Sinecit. Kujtojmë se banorët e Lumasit janë duke protestuar prej 4-muajsh në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit, duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim. Paralelisht me protestat në Sinec, prej 6 ditësh janë futur në grevë urie edhe 5 banorë të Lumasit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë