Vizita e kryeministrit serb, Aleksander Vuçiç në një spital në Nish është shoqëruar me një 'debat' të vogël. Mehmeti, një shqiptar i shtruar në spital, i pyetur nga kryeministri se cila ishte origjina e tij i është përgjigur se ishte nga Dobrosin, një fshat afër Bujanocit, vend në të cilin Vuçiç kishte shkuar për vetëm takime me ushtrinë, xhandarmërinë dhe policinë serbe.
Vuçiç e tregoi se kohë për parë e kishte vizituar Dobrosin dy herë radhazi, por nasryen e vizitës.
“Po, unë jam nga Dobrosini i Bujanocit”, ishte përgjigjia e Mehmetit, drejtuar kryeministrit serb Vuçiç.
“Tashmë dhe ju po e dini, unë jam shqiptar dhe vij nga Dobrosini. Por nuk e di sa jeni në dijeni, fshati dikur ka pasur 172 banorë, derisa tani ka vetëm 52’’ i është drejtuar Mehmeti kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e tyre në spitalin e Nishit.
Kryeministri serb e pyeti përsëri:
“Po ku shkuan ata…? Në Kosovë?”,
“Jo, çfarë Kosovë! Shqiptarët mërguan në shtete të tjera. Ju duhet të dini shumë mirë në Dobrosin e në Bujanoc në përgjithësi, ku ka vendbanime shqiptare, papunësia është më e madhe”, i është përgjigjur shqiptari, shkruan "Tanjug".
Vuçiç: Ndoshta sepse ata s’kanë dashur?
Mehmeti i përgjigjet: “Jo ata kanë dashur, por këtu ka shumë probleme. Ju duhet të uleni dhe të zgjidhni problemet që ekzistojnë ende me Maqedoninë dhe Shqipërinë”
Vuçiç i premton Mehmetit se pasi të dalë nga spitali do ta vizitonte atë në Dobrosin, e ndërsa Mehmeti i përgjigjet se ka shumë gjëra për t’i thënë.
Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO