I mundi me Romën, Dybala mesazh tifozëve të Juventusit: E vështirë për ju dhe për mua

I mundi me Romën, Dybala mesazh tifozëve të Juventusit: E vështirë për ju dhe për mua

Paulo Dybala

Roma fitoi të diel 1-0 me Juventusin për javën e 25-të në Serie A. Në fushë për Romën ishte edhe Dybala (ish-i i Juves), me fantazistin që ka marrë kritika pas festës së golit të shënuar nga Mancini.

Në lidhje me këtë situatë, ish-futbollisti që kaloi shumë vite me Juventusin është detyruar të tregojë se edhe për të ishte e vështirë, për vetë lidhjen që ka me bardhezinjtë. Gjithçka erdhi pas "sulmit" që tifozët e Juves i bënë në rrjetet sociale, duke i thënë se nuk kishte aspak respekt për të shkuarën.

"E di që është e vështirë për ju, por edhe për mua është e vështirë. Por sot po luaj për një ekip tjetër dhe me shokë të tjerë të skuadrës ndaj të cilëve duhet të tregoj respekt. Fitorja nuk është kurrë e lehtë dhe për ne ka qenë e rëndësishme Respekt do të ketë gjithmonë, mos u mashtroni nga rrjetet sociale. Nuk kam bërë tifo për golin. Festova një fitore me shokët e skuadrës. Më vjen keq që e shihni kështu, ju dërgoj të gjithëve një përqafim të madh. Ju dua”, shkruan Dybala në kanalin e tij në Telegram.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini