I ndërpreu fjalën, Rama s' i përgjigjet pyetjeve të Zhupës: E humbët mundësinë! Reciton sikur je në botë tjetër! Do bësh karrierë në partinë me kryetarin vulëhumbur

Në një debat të ashpër janë përfshirë kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PD-së, Ina Zhupa. Fillimisht Rama nisi t'i përgjigjej pyetjeve të Zhupës, por pasi kjo e fundit i ndërpreu në një moment fjalën, kryeministri tha se nuk do t'i përgjigjet më. Megjithatë Zhupa vijoi me pyetjet, ndërsa Rama iu drejtua se duke i thënë se me mënyrën e saj të të folurit, do bëjë karrierë në partinë ku është. NË debat u përfshi edhe Tabaku, i cili i kërkoi Ramës që të mos i drejtohej në atë mënyrë Zhupës.

Debati:

Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë të keni nderin që unë t'ju përgjigjem.

Zhupa: A keni marrë dijeni se ccfarë po bëhet me koncensionet pasi Koka u arrestua?

Rama: Zonja Zhupa ju do bëni me siguri karrierë në partinë ku jeni sepse nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni pyetjet tuaja.

Tabaku: Nuk më duket normale t'i flisni kështu një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk më duket normale.

Rama: Mua jo s'më duket normale, por më duket e neveritshme që mbas gjithë kësaj maratone dhe debateve që bëmë bashkë, dhe ju jeni këtu kryetare komisioni, të çohet tani ën fund fare dhe bën recitim sikur është në botë tjetër, ngre gishtin, bën akuza penale, kjo është të kesh shkulur spinën me turpin e të recitosh sipas programit që ke. Mendoj se do bësh karrierë në partinë që ke, nën shembullin e kryetarit vulëhumbur. Me këtë kryetar do bësh karrierë, sepse është e turpshme.

Tabaku: Turp për mua që dëgjoj këto ofendime ndaj një deputeteje

Rama: Pikërisht se është vajzë duhet të jetë më e kujdesshme, nuk mund të ngre gishtin të akuzojë në këtë mënyrë. T'u përgjigja disa herë të thash nuk komunikoj, pro e ndryshova përgjigjen kur thatë tjetër akuzë pa pikë turpi. Ore ku jeni këtu ju?

Tabaku: Ju tërheq vëmendjen z.Rama. Teknika t'i mbyllë mikrofonin

Rama: Do bësh karrierë në parti, je tipike për 5 mijë delegatë në 2 mijë karrige

Tabaku: Teknika mbyllini mikrofonin


Lajmi kryesor:

Inceneratorët/ Rama 10 orë dëshmi, nxjerr blof Tabakun: 430 mln eurot e "aferës'' janë llogaritur nga PD për menaxhimin e mbetjeve deri në 2047-n! Shuma e investuar realisht: Vetëm 55.3 mln për Elbasanin e Fierin


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja