Inceneratorët/ Rama 10 orë dëshmi, nxjerr blof Tabakun: 430 mln eurot e "aferës'' janë llogaritur nga PD për menaxhimin e mbetjeve deri në 2047-n! Shuma e investuar realisht: Vetëm 55.3 mln për Elbasanin e Fierin

Me 10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Kryeministri Edi  Rama mbylli sot maratonën e dëshmive për këtë çështje të cilën opozita e quan 'afera 430 milionë eurosh'. Dhe pikërisht kjo shifër ishte edhe 'kryefjala' e debateve me të cilat u hap dhe u mbyll ky Komision. Pyetjes në vazhdimësi të Kryeministrit Rama se nga ka dalë shifra 430 milionë euro, kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku në tentativë për të shpjeguar teksa bënte llogaritë tregoi se bëhej fjalë për një llogari që përshin shërbimin e manaxhimit të mbetjeve deri në vitin 2047, kur parashikohet të mbarojë kontrata koncesionare me inceneratorin e Kryeqytetit. Se si mund të vjedhë një qeveri për paratë që do dalin pas 20 apo 30 vitesh Tabaku nuk e shpjegoi dot. Epo ashtu Tabaku nuk mundi të shpjegojë dot as shifrën 45 mln, sipas saj dhënë nga Bashkia e Tiranës një monopoli për dherat për kocensionarin e Tiranës, edhe pse kryeministri Edi Rama insistoi për një përgjigje.

Ndërkohë që Tabaku këmbëngulte për një investim deri tani prej 100 milionë euro, kryeministri Edi Rama ka sqaruar gjithashtu se nga buxheti i shtetit deri në momentin kur flasim janë paguar vetëm 55.3 mln euro për ndertimin e inceneratorit nga koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit (30.6 mln euro për Elbasanin dhe 24.7 për Fierin), ndërsa diferenca e 100 miliona euro te pretenduara, s'kanë lidhje me investimim por jane kostot e manaxhimit të mbetjeve për Tiranën. Pra 36.9 mln euro duke llogaritur tarifën 29 euro për ton. Kundër pagesës së investimit për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit dhe të Fierit, bashkitë nuk do të kenë asnjë tarifë për manaxhimin e mbetjeve, pra kosto zero për taksapaguesit, nderkohë që në Tiranë paguhet për menaxhimin e mbetjeve, por inceneratori ndërtohet me lekët e koncensionarit. 

Bëhet fjalë për 2 kontrata të ndryshme. Në Fier dhe në Elbasan investimi është bërë nga shteti, ndërkohë që në Tiranë investimi nga privati dhe paguhet vetëm shërbimi. Inceneratorin e Elbasanit e ka marrë bashkia, pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Fierin, dhe djegia e mbetjeve në këto 2 inceneratorë do të bëhet falas.

Dëshmia e Ramës në Komisionin Hetimor nisi me debate, ku Rama i ka bërë disa herë korrektime kryetare së komisionit Jorida Tabaku që të mos i bëjë pyetje në bazë të opinioneve të saj, por në bazë të fakteve dhe dokumenteve që ekzistojnë. Rama tha se është këtu për t'u përgjigjur me fakte dhe jo për të dëgjuar spekulimet e opozitës që i transferon debatet nga kuvendit dhe deklaratat televizive në një komision hetimor që duhet vetëm të bëjë pyetje pa opinione.

Kryeministri tha se qeveria ka dhënë mbështetje të plotë që të zbardhet e vërteta, por që nuk mund të pranojë që ky komision të bëjë rolin e gjykatësi me spekulime. I pyetur për procedurat e pasakta lidhur me inceneratorët, Rama tha i prerë se "Makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje"

Gjatë debatit në komision me Tabaku, kryeministri Edi Rama u shpreh se është krenar për atë që është bërë në këto 8 vite me pastrimin e plehrave në vend, pasi më parë, shton Rama, qytetarët i rrisnin fëmijët mes mbeturinave.

"Këto projekte janë një nga krenaritë e mia si Kryeminisër dhe kjo nuk ka pikë dyshimi", tha Rama. Deri në 2013 ekzistonte vetëm një pikë grumbullimi e mirëmanaxhuar në Bushat dhe pastaj ishte Sharra, si një bombë ekologjike dhe 50% e popullatës shqiptare nuk kishte asnjë shërbim për asgjësimin e mbetjeve. Sot falë investimeve që bëri qeveria imenë fushën e mbetjeve situata është komplet ndryshe.

Njëjtë si në rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të dënuar për shpërdorim detyre, edhe për Lefter Kokën, kryeministri Rama tha se bashkëpunimi si ministër Mjedisi ka qenë korrekt, dhe se përgjegjësinë përballë ligjit e ka individuale.

"Jam i lumtur që reforma në drejtësi po funksionon. Kur kam thënë të majtë e të djathtë nuk kam bërë propagandë. Qeverisja, jeta publike nuk është hapësira e engjëjve, është hapësira e njerëzve, dhe në këtë hapësire ka njerëz që korruptohen, inkriminohen",

Një përgjigje kryeministri i dha Komisionit Hetimor edhe për akuzat ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj se ka kaluar kompetencat që i jep ligji duke dhënë miratimin për inceneratorin e Sharrës pa dakordësinë e Këshillit Bashkiak.

"Dëshmia e kryeministrit Edi Rama mbyll listën e gjatë të zyrtarëve të lartë që kanë dalë gjatë javës, ndërsa puna e komisionit hetimor mbyllet më 25 shkurt, kur me shumë gjasë opozita dhe mazhoranca do të dalin me 2 raporte të ndryshme për hetimin parlamentar të inceneratorëve", tha Rama.

Dëshmia e kryeministrit Edi Rama përmbyll tre ditët e dëshmive të ministrave, ish-ministra, kryebashkiakëve e administratorëve të 3 inceneratorëve, atij të Tiranës, Fierit e Elbasanit. Kujtojmë se në këtë Komision kanë dëshmuar Ministrja Belinda Balluku, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kryebashkiaku i Fierit, Armand Subashi dhe kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja. Po ashtu dëshmoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi e po ashtu edhe administratorë të tre inceneratorëve. Afati i këtij komisioni përfundon me 25 shkurt, ku pritet raporti përfundimtar, por nuk dihet nëse do të ketë një raport të përbashkët, apo do të dilet me dy raport të ndryshme, një nga maxhoranca dhe një nga opozita.

Dëshmia e kryeministrit Edi Rama mbyll listën e gjatë të zyrtarëve të lartë që kanë dalë gjatë javës, ndërsa puna e komisionit hetimor mbyllet më 25 shkurt, kur me shumë gjasë opozita dhe mazhoranca do të dalin me 2 raporte të ndryshme për hetimin parlamentar të inceneratorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Pas 10 orësh, dëshmia e Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët mbyllet me debate të forta me Tabakun: Ju jeni një turp i madh aritmetik

Pas 10 orësh, është mbyllur dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin hetimor për Inceneratorët. Kjo dëshmi u mbyll me debate të ashpra mes Ramës dhe kryetares së Komisionit, Jorida Tabakut.

Pjesë nga debati:

Rama: 30.6 mln dhe 24.7 sipas aritmetikës sime bëjnë 55.3 mln që janë investimet nga buxheti i shtetit për impiantin e Elbasanit dhe për impiantin e Fierit. Janë investime të atyre fabrikave atje dhe që i merr bashkia. Koncesioni i Tiranës është investim i privatit dhe paguhet për ton çdo njësi që çon mbetjet atje, 29 euro për ton, më e lira në europë. Deri tani janë paguar 36.2 mln. Kalkulimi nuk është 100 mln por 86.9, totali i parave të shpenzuara për këto. ka patu shkelje a korrupsion, këto janë çështje të SPAK, kush i ka bërë të shkojë atje ku ka vendin, s'kam punë unë. Si është  e mundur që angazhimin prej 360.6 mln që ka marrë shteti shqiptar deri në vitin 247 për të vazhduar të bëjë këto pagesa që Tirana, Kavaja, Shijaku, Durrësi, Kamza, Kruja e Vora të çojë plehra atje, ju e quani vjhedhje shekullit. Si mundet ju me çfarë logjike me çfarë teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 mln dhe jua keni bërë shqiptarëve sikur u janë marrë atyre nga kopshte e çerdhet në një kohë kur këto nuk janë para që nuk i janë marrë askujt dhe janë angazhim deri në 2047. Si ka mundësi që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri? Nga dalin 430 mln?

Tabaku: Ju po thoni që PD dhe unë qenkemi kaq të zotët, e paske super propagandë dhe i kemi mbush mendjen shqiptarëve. Sot nuk ka shqiptar që nuk e beson që veç të sotmes ke koncensionuar të ardhmen.

Rama: Koncensionimi i të ardhmes është temë tjetër.

Tabaku: Tre kontrata koncensionare i janë dhënë 3 personave në kërkim, para që po përdoren për të paguar veten. Unë ju pyeta për pronarët përfitues.

Rama: Ju shqiptarëve i keni thënë organizata kriminale ka grabitur 430 mln. Po dherat 45 mln, më dhe fjalën. Ju jeni një turp aritmetik dhe katastrofë morale ambulante që lëviz në Shqipëri.

Ora 21:43
I ndërpreu fjalën, Rama s' i përgjigjet pyetjeve të Zhupës: E humbët mundësinë! Reciton sikur je në botë tjetër! Do bësh karrierë në partinë me kryetarin vulëhumbur

Në një debat të ashpër janë përfshirë kryeministri Edi Rama dhe deputetja e PD-së, Ina Zhupa. Fillimisht Rama nisi t'i përgjigjej pyetjeve të Zhupës, por pasi kjo e fundit i ndërpreu në një moment fjalën, kryeministri tha se nuk do t'i përgjigjet më. Megjithatë Zhupa vijoi me pyetjet, ndërsa Rama iu drejtua se duke i thënë se me mënyrën e saj të të folurit, do bëjë karrierë në partinë ku është. NË debat u përfshi edhe Tabaku, i cili i kërkoi Ramës që të mos i drejtohej në atë mënyrë Zhupës.

Debati:

Rama: Zonja Zhupa e humbët mundësinë të keni nderin që unë t'ju përgjigjem.

Zhupa: A keni marrë dijeni se ccfarë po bëhet me koncensionet pasi Koka u arrestua?

Rama: Zonja Zhupa ju do bëni me siguri karrierë në partinë ku jeni sepse nuk keni asnjë lidhje me turpin kur formuloni pyetjet tuaja.

Tabaku: Nuk më duket normale t'i flisni kështu një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk më duket normale.

Rama: Mua jo s'më duket normale, por më duket e neveritshme që mbas gjithë kësaj maratone dhe debateve që bëmë bashkë, dhe ju jeni këtu kryetare komisioni, të çohet tani ën fund fare dhe bën recitim sikur është në botë tjetër, ngre gishtin, bën akuza penale, kjo është të kesh shkulur spinën me turpin e të recitosh sipas programit që ke. Mendoj se do bësh karrierë në partinë që ke, nën shembullin e kryetarit vulëhumbur. Me këtë kryetar do bësh karrierë, sepse është e turpshme.

Tabaku: Turp për mua që dëgjoj këto ofendime ndaj një deputeteje

Rama: Pikërisht se është vajzë duhet të jetë më e kujdesshme, nuk mund të ngre gishtin të akuzojë në këtë mënyrë. T'u përgjigja disa herë të thash nuk komunikoj, pro e ndryshova përgjigjen kur thatë tjetër akuzë pa pikë turpi. Ore ku jeni këtu ju?

Tabaku: Ju tërheq vëmendjen z.Rama. Teknika t'i mbyllë mikrofonin

Rama: Do bësh karrierë në parti, je tipike për 5 mijë delegatë në 2 mijë karrige

Tabaku: Teknika mbyllini mikrofonin

Ora 21:06
Rama ironi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: 430 mln euro do vidheshin që t'i zbulonte Luli! E gjitha për të është bërë që të dilte si hero antikorrupsion

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas ironinë. Duke përmendur 430 mln euro, që opozita thotë se janë vjedhur në 'aferën e inceneratorëve', Rama tha se e gjitha është bërë për Bashën, që t'i zbulojë e të dalë si 'hero antikorrupsion'.

"Ne në grup kriminal këta kishim, një pjesë këta ishin që do merreshin me këtë pune, dhe do i mbulonim me vulë, 430 mln euro do vidheshin që t'i zbulonte Luli. Se e gjitha kjo për Lulin është bërë, që të dali Luli çik nga situata ku është fut dhe të zbulojë një aferë dhe me mbështetjen e agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare. Mos më detyro t'i them të gjitha, është bërë e gjitha për Lulin që të dalë si hero antikorrupsion", tha Rama.

Ora 21:05
Rama debat me Luçiano Boçin: S'ke të drejtë ta përdorësh fjalën aferë, është akuzë penale! Bashkë shihemi në gjykatë

Kryeminsitri Edi Rama është përfshirë sërish në debat, me akuza e kundërakuza me Luçiano Boçin. Teksa ky i fundit iu referua çështjes së inceneratorëve si aferë, Rama tha se nuk mund ta përdorë një fjalë të tillë pasi është akuzë penale. Madje ai e paralajmëroi se do ta padisë në gjykatë.

Debati:

Boçi: Vazhdojmë te afera

Rama: Te cila aferë?

Boçi:Ta shpjegoj unë

Rama: S'ke të drejtë ta përdorësh fjalën aferë, është akuzë penale

Boçi: Jemi në komision hetimor

Rama: Afera është akuzë penale

Boçi: Bëj kallëzim siç bëjnë ata

Rama: Unë kallëzimet i çoj në Gjykatë Civile, kam gjithë ato për të bërë për grupin e strukturuar kriminal, takohemi te veni ne të dy, në gjykatë.

Ora 20:08
Rama debat me Luçiano Boçin, kryeministri: Nuk ma ndërpret dot fjalën mua, udhëheq revolucionin mjedisor! Deputeti: Burrërinë tregoje diku tjetër

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat të fortë me Luçiano Boçin, teksa ky i fundit po i drejtonte pyetje mbi inceneratorët në Komisionin Hetimor. Rama iu drejtua Boçit duke i thënë se nuk mund t'ja ndërpriste askush fjalën, teksa deputeti i tha se nuk kishte ardhur në Komision për të treguar burrërinë.

Debati:

Boçi: Do të të pyes për Elbasanin, tani të kam pyetur për tjetër gjë

Rama: Unë do ta mbaroj këtë

Boçi: Të lutem, do të të pyes edhe për grimcat e pluhurit...

Rama: Do ta kisha thënë 3 herë tani

Boçi: Ndërpreje atë

Rama: Nuk ka lindur akoma një burrë që më ndërpret mua të drejtën e fjalës

Boçi: Je dëshmitarë, nuk është burrni kjo, burrninë tregoje diku tjetër. Kaq të vogël e ke burrninë ti, këtu e mat?

Rama: E kam çështje të integritetit të dëshmitarit, Sekretari i partisë ma ka bërë nëtë kur kam qenë i vogël

Boçi: E paske burrninë historike ti

Rama: Më lër të mbaroj se do e kisha mbaruar 15 herë. Elbasani në vitin 2017 rezulton që nuk ka tejkalim të normës vjetorë të BE për grimcat e pluhurit. Unë nuk merrem me procedura, udhëheq revolucionin mjedisor. Për procedurat kanë një zinxhir njerëzish që i dinë mirë kompetencat e tyre. Kryeministri është për të thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë ulen të gjithë dhe secili merr detyrat.

Ora 19:40
Rama lexon deklaratën e Berishës për inceneratorët: Zërin nuk e bëj dot si ai, por për disa gjëra ka patur të drejtë

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë ironitë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Rama lexoi një opinion të Sali Berishës mbi inceneratorët, ku tha se zërin nuk e bën dot si ai, por se për disa gjëra ish-kryeministri ka patur të drejtë në këtë aspekt.

Debati:

Rama: Ne kemi ndërtuar impiante të trajtimit të mbetjeve që janë prodhojnë energji. Nuk kemi ndërtuar ne incenerator

Këlliçi: Incenerator nuk ka, energji nuk prodhohet

Rama: Jam shumë e zhgënjyer nga kryetarja e Komisionit, se objektin nuk e di. Si nuk janë ndërtuar, unë kam qenë atje…

Këlliçi: Ju pashë në inspektim me Zoton dhe Gugallen e di që keni qenë. Eco mafia është një tjetër term, veç atij eco park.

Rama: Unë eco mafia?

Këlliçi: Jo…Nëse qeveria nuk do shënonte rekorde të zeza, nuk do kishim rroga më të ulëta në Europë…dhe nuk do kishin ikur shqiptarë…Korrupsioni i kësaj qeverie është i shtrirë në çdo qelizë…

Rama: Më këtë rroga pensionet vetëm zërin e kishe të tëndin…më fal, tani në asnjë mënyrë, nuk duhet të futesh më në bisedë. Zëri im ngrihet kur ndërhyni ju, ngrihet mekanikisht. Meqë lexove Cantonen do të të lexoj Sali Berishën. Incenerimi është një hap më lart se landfillimi, zërin nuk e bëj dot si ai. Bazuar për sa më sipër, për çdo kërkesë koncesionare vlerësojmë se MTM vlerëson… i saktë Saliu këtu. Në fund thotë këtu impiantët me rikuperim energjie janë prioritare. Kjo është 2012. Skavica tha është ëndrra ime, tani thotë është makthi i Dibrës.

Ora 19:40
‘Shkoj në Amerikë me busines class’, Rama flet për problemet me shëndetin

Kryeministri Edi Rama ka folur për problemet e tij me shëndetin për shkak të të cilave i duhet të shkojë në SHBA.

Rama tha se ky është rasti i vetëm kur përdor busines class për të udhëtuar pasi për shkak të distancës i krijohen pasoja në vërtebrën 4 dhe 5. Rama deklaroi se kjo është histori basketobollistësh.

“Ministra, kryeministri dhe ministrat nuk udhëtojnë me busines class. Një rast i veçantë është problem im shëndetësor kur duhet të iki në Amerikë për shkak të distancës shumë të ngushtë sepse më krijon pasoja në vertebrën 4 dhe 5.

Histori basketbollistësh. Kryeministri dhe ministrat nuk dalin me pushime jashtë shtetit. Për dhurata kanë një limit”, tha Rama.

Ora 18:27
Rama 'thumbon' Berishën në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Këtu kemi patur kryeministër që nuk njihte baxhanakun e vet

Në Komisionin Hetimor për Inceneratort, duke iu përgjigjur pyetjeve të Belind Këlliçit, Rama nuk la pa 'thumbuar' as Sali Berishën. Duke vënë theksin te ndryshimet që ka sjellë reforma në drejtësi, Rama tha se Shqipëria ka patur dikur kryeministër që nuk njihte baxhanakun e vet e që nuk donte me ditë fare për prokurori. Rama kujtoi deklaratën që ka bërë Berisha pas tragjedisë së Gërdecit, ku mohoi të kishte dijeni për përfshirjen e baxhanakut të tij.

"Këtu kemi patur një kryeministër që nuk njihte baxhanakun e vet. Në kaq pak vite kemi kaluar nga një kohë kur kryeministri, jo llogari, por mohonte që kishte baxhanak dhe nuk donte me ditë fare as për prokurori as për urdhra prokurorie e për asgjë, por drejtësia e re është shumë e re dhe shpresoj që hap pas hapi t'i hy këtyre çështjeve', tha Rama.

Ora 18:16
'Je i ngarkuar', Rama batuta me Belind Këlliçin: Unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigje! Jam racë kali tjetër

 

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa po i përgjigjej pyetjeve të Belind Këlliçit, Rama nuk i ka lënë as batutat. Teksa i tregonte Ramës dokumente, për t'i vërtetuar ato që po thoshte, Këlliçi tha se nuk do që ta ngarkojë kryeministrin me shumë shkresa dhe akte, duke sjellë reagimin e kryeministrit. Ram tha se ai është i aftë të mbajë në krah deputetin, të bëjë punët e madje edhe t'i kthejë përgjigje

"Po fillove me këto, unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigjet. Leji tani, unë jam racë kali tjetër. Të mbaj në krah, të jap përgjigje bëj dhe një punë tjetër", tha Rama.

Ora 17:32
Rama: Zoto, Gugallja e Mërtiri akuzohen për një marrëdhënie mes tyre dhe ministrit! Janë adult, të përgjigjen! Është historike kjo që ndodh

 

I pyetur nëse i njeh apo jo 3 pronarët e kompanive që kanë inceneratorët, Kryeministri Rama Rama tha se nuk i njeh. Ai tha se fakti që për një çështje të tillë po bëhet kjo llogaridhënie dhe paralelisht ka një hetim nga drejtësia është historike.

"Unë nuk i njoh, nuk i kam takuar ndonjëherë, të kem shkëmbyer ndonjë gjë. Këta po kërkohen sepse prokuroria dyshon për një aferë korruptive midis ministrit dhe këtyre se kanë ndarë para. Kjo është akuza. Flitet për një shumë që është midis tyre dhe ata si njerëz adult janë përgjegjës para ligjit. Ju siguroj se unë nuk gëzohem dot për askënd që përfundon para hekurave por për mua ky proces që ndodh sot është proces historik, edhe për këtë ballafaqim por edhe se kemi një drejtësi që ka filluar të bëjë gjëra që më parë nuk imagjinoheshin", tha Rama.

Ora 17:27
Rama thirrje opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Tërhiquni nga 430 mln euro se janë para për deri në 2047

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar opozitës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët që të heqin dorë nga akuzat se janë vjedhur 430 mln euro, duke theksuar edhe një herë se ajo është një shumë që përfshin shërbimin e manaxhimit të mbetjeve deri në vitin 2047. Sipas Ramës, një gjë e tillë u pranua edhe nga vetë kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, pas shumë diskutimeve.

"Ju keni folur për një aferë shekulli. Një aferë shekulli duhej të kalonte minimalisht atë që ishte deri dje afera e shekullit, Rruga e Kombit dhe keni ngritur shifrën 430 mln euro. Doli dhe një 45 mln tjetër për t'i dhënë edhe më shumë erë shekullore aferës. Ju i keni thënë shqiptarëve janë vjedhur 430 mln euro. Tani sot me gojën e vet Tabaku pohoi se nuk na qenka tamam kështu. Z.Këlliçi nuk më rezulton mua që ka përqafuar aritmetikën e delegatëve për karrige. Ky është moment i mirë për të riparë aritmetikën e aferës. Është e rëndësishme që ndarja që ishte një ndarje shumë qartësisht e definuar nga dy këndvështrime të aritmetikës, njëri ekstravagant tjetri normal, duhet të mishërohet dhe këtu. Po flasim për një angazhim deri në vitin 2047 ku situata në këtë parlament do jetë tjetër dhe deri në 2047 uroj që z.Këlliçi do jetë këtu dhe të bëjë dhe një komision tjetër. Ne diskutojmë 430 mln euro për para që janë deri në 2047. Ky është problemi që kam unë me aferën, kështu që ta heqim këtë 430, është në nderin e Foltores që ta heqë", tha Rama.

Ora 17:15
'Jeni njeri i oksidentit, pse nuk keni tiparin e mbajtjes së përgjegjësisë?', Rama i përgjigjet Helidon Bushatit: 'Rama' ik nuk  ecën! Ti a je krenar për Sali Berishën

Helidon Bushati iu drejtua Ramës në Komisionin hetimor për Inceneratorët, duke i thënë që ai, si njeri i oksidentit, nuk ka tiparin e liderëve europian për të mbajtur përgjegjësi, duke përmendur dorëheqjen. Rama iu përgjigj duke thënë se 'Rama ik' nuk funksionin, ndërsa i përmendi atij edhe Sali Berishën duke e pyetur nëse ishte krenar për të.

Helidon Bushati: Mbajtja e përgjegjësive për stafin ministror prej udhëheqësit, është tipar e liderëve europianë. Si ka mundësi që te ju ky tipar nuk po del në pah, aq më tepër që e paraqisni veten si njeri të oksidentit. Përgjegjësinë e tregojnë nëpërmjet gjesteve, duke dhënë dorëheqjen, dhe ky tipar te ju që jeni njeri i oksidentit, nuk del në pah

Edi Rama: Si ka mundësi që nuk ecën ajo Rama ik?! Nuk ecën ajo. Në këtë pikë nuk jam aq oksidental sa doni ju, po kur të më tregoni një oksidental që ikën për raste të ngjashme, do flasim prap. Unë mbaj përgjegjësi absolute për çdo gjë që lidhet me punë time me ekipin tim, me çdo gjë. Un Tahirit do i dilja në për zot në atë kohë për punë e bërë. Si politikan oksidental shkodran, je krenar për Sali Berishën? Mua më kujtohet që një burrë i kulturuar, i edukuar si ti mua më kujtohet një moment, ke ardhur te foltorja në grup atje dhe ke qenë jashtë vetes për të mbrojtur liderin historik. Je krenar për liderin historik apo nuk je?

Ora 16:41
Tabaku e ndërpret, Rama: Ma preve fillin me sëpatë! Unë kam ardhur si dëshmitar, mos më 'nxirrni nga lëkura' se do shihni atë keni parë gjithmonë dhe që s'ju shijon

Vijojnë debatet mes Ramës dhe Tabakut në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Teksa Rama po i përgjigjej pyetjes së Helidon Bushatit, Tabaku e ka ndërprerë ndërsa Rama kërkoi t'i respektohej fjala teksa tha se ka shkuar në Komision si dëshmitarë dhe nëse do ta 'nxirrnin nga lëkura' do shihnin atë që kanë parë gjithmonë dhe që nuk u shijon.

"Imagjinoni tani që nga gjithë kjo tablo kaq dramatike, ka dalë një Shqipëri shumë më e pastër. Me gjithë këto procedura me njerëz pa eksperiencë, njerëz me amnezi, (Tabaku e ndërpret), e lash se të pret fillin e mendimit me sëpatë. E lash, iku tani. Unë kam ardhur si dëshmitar, nëse ju doni të më nxirrni nga lëkura do shihni gjënë që keni parë gjithmonë dhe s'është se ju shijon. Po ti pse hyn tani, ku hyn kjo tashi...", tha Rama.

Ora 16:29
Pse nuk morët kompani me shumë eksperiencë për inceneratorët? Rama: Kemi patur kontakte, por tarifa do ishte e papërballueshme për qytetarët

I pyetur nga Helidon Bushati se përse nuk u kontaktua një kompani me shumë eksperiencë për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve, Rama tha se ka patur disa komunikime, por çmimi i kërkuar nga ata do të ishte i papërballueshëm për shqiptarët.

Bushati: Ju si person sensibël për të sjellë risira në Shqipëri keni bërë edhe udhëtime, keni shkuar ën Dubai për të gjetur emarin, si ka mundësi që për këtë proces kaq të rëndësishëm, për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e plehrave, si nuk shkuat në një vend në botë ku incenerimi ka historik dhe të kontaktonit me një kompani me shumë eksperiencë në Shqipëri?

Rama: Unë nuk kam shkuar në Dubai për të gjetur emar grupin. Unë përfaqësuesin e këtij grupi jam prezantuar nga princi i kurorës së Emirateve të Bashkuara dhe i gjithë projekti i madh i Portit të Durrësit është një angazhim që pa urdhrin e Princit të Kurorës nuk do kishte ndodh. Është e vërtetë që unë do bëj gjithçka për të sjellë sa më shumë investitorë apo projektues dhe ndërkohë për këtë, unë nuk kam patur asnjë besim që kjo mund të ndodhte.  të marrim tarifat, kompanitë ndërkombëtare i kanë tarifat të papërballueshme për publikun ton. Ne kemi vënë tarifë 29 euro. Unë mendoj se tarifa 37 euro e vendosur nga Bashkia e Tiranës e mëparshmja, nuk është abuziv. Franca e ka 152 euro, tani si t'i thuash kompanisë franceze hajde investo në Shqipëri? Unë kam qenë skeptik që kjo do ndodhte, po duke qenë se ishte një proces i domosdoshëm dhe bindja e të tjerëve ishte që mund të bëhet, shumë mirë le të bëhet. Me gjasën që ka patur veprime korruptive, që unë as i mohoj as i pohoj, kjo është gjëja e duhur për t'u bërë duke pas parasysh impaktin në komunitete. Në aspektin investim, çmim, përfitim për të mirën publike, ne kemi bërë gjënë  e duhur dhe që realisht është e kotë ta diskutojmë që është një çmim shumë i arsyeshëm për një Bashki si Tirana

Bushati: Pse nuk u bë me konkurrim që të vinin kompani me çmime më të arsyeshme?

Rama: Këto sesi bëhen me tender, menjë procedurë apo procedurë tjetër, nuk jam unë që i vendos. Puna si do bëhet është e gjithë asaj skuadre. Unë them dua të bëjmë një Shqipëri pa plehra. E thoni ju që është bërë pa garë. Është bërë me një formulë të bazuar në ligj.

Ora 16:13
Debati në Komisionin Hetimor me Jorida Tabakun, momenti kur Rama bën kryqin

Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakun, pasi kjo e fundit insistonte te shifra 430 mln euro si vlerë e kontratave të inceneratorëve. Me një pamje të habitur nga ato që po thoshte Tabaku, në një moment Rama ka bërë edhe kryqin.

Ora 15:49
Inceneratorët, Tabaku del blof sepse llogarit deri në 2047-n: Vlera e kontratave 430 mln euro! Rama: Poshtërsi në raport me popullin shqiptar

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku bëri llogaritë, duke nxjerrë në total vlerën prej 430 mln euro të kontratave për inceneratorët. Problemi është se ajo llogaritë i bën deri në vitin 2047.  Rama kundërshtoi duke thënë se një vlerë  e tillë është për pastrimin deri në 2047, teksa akuzoi Tabakun se po gënjen kur u thotë shqiptarëve se ato para janë vjedhur.

Debati:

Tabaku: 24.7 mln euro kontrata për impiantin e Elbasanit, po flas me TVSH. 360 milion euro kontrata e Tiranës për 30 vite. Në total janë 433 mln euro. Nuk e kuptoj lumturinë që ke angazhuar 430 mln euro... qetësohu

Rama: Uaa seriozisht. Dmth paratë që do angazhohen për të pastruar për shërbimin deri në 2027 i thoni shqiptarëve që janë vjedhur?! Seriozisht?!

Tabaku: Ule zërin, mos e merr fjalën pa të drejtë

Rama: Seriozisht e ke?!

Tabaku: Kjo shtuar të drejtën për të shitur energjinë me vlerë 130 mln euro, të drejtën për të shitur skrapin 70 mln euro, të drejtën ekskluzive me kontrata të tjera 10 mln euro Durrësi, e bëjnë shumë më shumë, por unë ju referova vetëm vlerës së kontratave. Shqetësimi është që në zbatimin e kësaj kontrate deri më sot, këto kompani paguajnë veten, bëjnë projekte me gjysmën e vlerës reale, paguajnë sheqerin dhe orizin

Rama: O zonjë e kupton ça po thua?!

Tabaku: Janë para që do dalin nga buxheti i shtetit

Rama: Paratë që janë paguar për të pastruar Tiranën deri në 2047 po i thua shqiptarëve që janë vjedhur

Tabaku: Nuk besoj se ndokush mund të qeshë...

Rama: Po qesh çdo shqiptarë kur sheh këtë që po ndodh

Tabaku: Shqiptarët po qeshin me këtë sjellje që nuk besoj se është serioze për këtë komision

Rama: Mos u fut te sjellja, ku është pyetja?

Tabaku: Unë besoj se, në provat që kemi administruar në këtë komision dhe për këto kontrata zbatimi është duke çeduar besoj se shteti duhet ët marrë masa dhe të mos i bëjë pagesat e këtyre kontratave. Duhet të kishte nisur hetimi për zbatimin e këtyre kontratave dhe duhej të ishin ndaluar pagesat

Rama: Ky është niveli më i lartë i paturpësisë së politikës shqiptare. Kur ia bëni këtë një popull të tërë. 430 milionë euro? Kjo është poshtërsi në raport me popullin shqiptar.

Ora 15:43
Shkresa e Veliajt për interes pa vendim të Këshillit Bashkiak? Rama flet për veprimin e kreut të Bashkisë

 

Në lidhje me akuzën që opozita i bën kryetarit të Bashkisë së Tiranës se ka firmosur një shkresë për shprehje interesi për Inceneratorin e kryeqytetit pa vendim të Këshillit Bashkiak, Kryeministri Rama tha se nuk ka një shkresë që ai jep fonde pa vendim Këshillit.  

"Kjo shkresë është me vlerë zero në aspektin kontraktual. Ecja e procesit ka vijuar. Kryetari i bashkisë këtu nuk është angazhuar për asgjë tjetër për shkak të disponibilitetit për të zgjidhur situatën. Procesi ka ngecur. Angazhimi kontraktual nis nga fondet që miraton Këshilli Bashkiak. Letra është në mars, kontrata është në gusht. Këtu s'kemi asnjë lloj problemi të natyrës së një angazhimi të paligjshëm për fonde. Në këndvështrimin tim gjithmonë e rëndësishme është pasoja. Pasoja është pastrimi i Tiranës", tha Rama. 

Tabaku: Patëm dëshminë e kryetarit të bashkisë së Tiranës i cili pranoi që ka nisur një shkresë për angazhimin e qytetit të të në mars të 2020 për një kontratë për të cilën Këshilli Bashkiak mori një vendim për buxhetin. Përgjegjësitë e kryetarit dhe të këshillit bashkiak janë të qarta. Kemi pasur raste të ngjashme për tejkalim kompetencash në rastin e Fierit dhe Elbasanit dhe në rastin e Ministrit të Financave të cilat provojnë se këto persona ekspozojnë buxhetin e shtetit në 430 mln euro.

Rama: U bë si Big Brother në seancën e fundit do të merret vesh ku është. Nëse gërmoni në bashkinë e Tiranës do gjeni shkresa të kohës tuaj por edhe të miat. Kryetari i bashkisë është autoritet i zgjedhur. Nuk angazhon fonde por angazhon bashkinë, me sa unë e pashë kryetari i bashkisë s'ka marrë angazhim financiar, ka shprehur opinion pozitiv për të marrë në konsideratë këtë projekt, nëse ju më jepni shkresën ku kryetari i bashkisë jep fonde pa miratim të KB atëherë flasim ndryshe. Po patjetër do thotë po jemi të interesuar për këtë projekt".

Ora 15:30
‘Nuk është krenari që dy ministra të qeverisë janë në burg’, Rama-Tabakut: Po ju a jeni krenar me Sali Berishën non grata?

‘A jeni ju krenar me Sali Berishën non grata?!’ ishte pyetja e kryeministrit Edi Rama drejtuar Jorida Tabakut, pasi kjo e fundit i tha Ramës se nuk është krenari që dy ministria të qeverisë janë pas hekurave.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Sot le të më çohet këtu kush të dojë edhe të thotë që jo më larg po ka 4-5 vjet më parë e ka imagjinuar që në Shqipëri do vinte dita që dy ministra do ishin parapa hekurave, një i dënuar një i akuzuar. Që do ishin nga maxhoranca qeverisës, pavarësisht se jo aktual por në të shkuarën. Dhe se kjo do të ndodhte me mbështetjen maxhorancës për organet e qeverisë. Drejtësia e re është një bebe që do kërkojë kohën e vet për tu rritur. Sot jemi para një fakti që një punë kaq e rëndësishme që ka rezultuar me vepra kaq të rëndësishme të qeverisë ku është identifikuar dhe dyshime se ka pas edhe veprime korruptive është nën hetim. Dhe dy persona janë në kërkim. Këto janë faktet e drejtësisë së re. Vendimet herë do na pëlqejnë s’do na pëlqejnë. I ka gjithë dhimbjet, kostot por është mirë që kushdo që merret me politikën dhe me shtetin, mund të shkojë në drejtim të ditur. Për ata që janë në kërkim do me thënë që drejtësia e re i kërkon. Se kur do kthehen nuk ua them dot se është sekret i grupit të strukturuar kriminal.

Jorida Tabaku: Nuk është krenari që dy ministra atë qeverisë janë në burg. Nuk ka kryeministër tjetër në botë që merret me çdo deputet të opozitës, përveçse dy ministra janë në burg. Kryeministri heq përgjegjësinë Nuk duhet të kishte dhënë dorëheqjen kryeministri pasi dy ministra kanë përfunduar në burg?

Edi Rama: Ky nuk është objekt i hetimit. Jam i lumtur që më bëhet kjo pyetje. Jam i detyruar t’iu filloj duke iu heq nga goja atë që nuk duhet ta merrnit në gojë. Ju mund ta thoni nuk është krenari të shkosh në burg, kur të jesh duke bërë ndonjë recitim. Nuk thash asgjë tjetër përveçse atë që u mundova ta ilustroj me rastin tuaj konkret. A jeni ju krenare për Sali Berishën, për gjithë atë kohë që iu ka udhëhequr. Për aq shumë sa Berisha iu ka udhëhequr, mësuar ju ka pasur si një nga fëmijët e vet atje. Ju ka formuar. Apo nuk jeni krenare? Është retorike. Po unë them që nuk është krenari të jesh non grata.

Ora 15:15
Shkëlqim Çani u largua prej inceneratorëve? Rama i prerë: Nuk ndodh kjo në Qeverinë që drejtoj unë! Ju tregoj historinë me Ridvan Boden

 

A u shkarkoi ministri i Financave Shkëlqim Çani sepse nuk pranoi inceneratorët? Kjo ishte pyetja që iu bë Kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Rama i prerë iu përgjigj Jo dhe tregoi një histori në qeverisjen e kaluar të demokratëve.

"Grupi i strukturuar ka larguar profesorin e nderuar Shkëlqim Çani? Kjo i është thënë shqiptarëve prej muajsh. Ndaj shqiptarët duhet të marrin vesh se çfarë ndodh dhe si funksion. Ndodh që ministri i financave kundërshton, vendimi rregullohet. Normal sepse nuk jemi organizatë e strukturuar. Këto ka raste si ai i Ridvan Bodes kur i thuhet zotëri na duhet një dritë jeshile që qeveria të aprovë një koncesion 23 mln euro investim. Bode i thotë që shikojeni mirë këtë gjë se ne kemi për të njëjtën gjë oferta të pakërkuara me 5-8 miln euro. Qeveria nuk e pyet fare dhe i fut një të miratuar vendimin. Nuk funksionon kështu me qeverinë që drejtoj unë. I nderuari profesori Çani nuk është larguar për këtë arsye", tha Rama.

Ora 15:00
Rama-Tabakut: Këto historitë e lekëve nuk më përkasin mua! Në botën tjetër s'të kërkojnë llogari bankare

 

Kryeministri Rama duke iu përgjigjur akuzave për vjedhje nga ana e Jorida Tabaku i tha se atij i interesojnë veprat e bëra dhe jo historitë me para.

"Kur shkon në botën tjetër nuk të kërkojnë llogari bankare. Këto historitë ë parave nuk më përkasin. Pasuria ime është emri që ma kanë të parët e mi dhe që do t'ia lë atyre që vijnë pas, kur të harrohen të gjitha dhe do të mbetet ajo që është bërë", tha Rama.

Ora 14:53
Tabaku i përmend vazhdimisht Lefter Kokën, Rama: Mos ardhtë dita të shkoni dhe ju aty

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj përmendjes pa pushim të emrit të Lefter Kokës nga Jorida Tabakut.

"Mos ju ardhtë dita të shkoni aty ku është Lefter Koka. Një njëri që ka bërë atë gabim le ta paguaj deri në fund por ju nuk mund ta merrni në gojë. Se këto e bënin prokurorët e partisë, dhe ata ë bënin me seriozitet jo kështu si ju", tha Rama

Ora 14:38
Rama 'zhgarravit' veten me stilolaps, Tabaku: Keni vizatuar një yll në ballë

Një skenë humori ka ndodhur në komision ku Rama ishte bërë pis me stilolaps pa dashje në ballë, kur kjo u shfrytëzua nga tabaku t'i thoshte me humor se ka një yll në ballë.

Rama: Ndjesë se kam bërë një shenjë në ballë

Tabaku: Keni bërë padashur një yll në ballë

(Rama fshihet)

Tabaku: Iku ylli në ballë? Ok

1645623636_BOJE.jpg

Ora 14:34
Tabaku i kujton Tahirin, Rama: Çfarë ka bërë jashtë punëve me mua është përgjegjësi personale edhe pse e dhimbshme! I kam hedhur të gjithë? Ju hodhët Kreshnikun Sali

 

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, i kujtoi Ramës gjatë dëshmisë në Komisionin Hetimor dënimin e Saimir Tahiri. Rama konfirmoi krenarinë e punës që ka bërë me të ndërsa shkeljet jashtë punës tha janë përgjegjësi personale. Ndërkohë që pati edhe një 'përplasje' me deputeten Dhurata Çupi.

Rama: Edhe për Saimir tahirin unë ta them hapur. jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe puna nuk ka lidhje me atë që ka bërë ai. Për sa ata bëjnë jashtë punëve që kemi bashkë, të planeve që kemi bashkë, kjo është përgjegjësi individuale.

Dhurata Çupi: Të gjithë po i hedh!

Rama: T'i hodhe Kreshnikun e madh dhe nuk po të thotë njeri. Gjithë atë Kreshnik si Sali Berisha, e hodhe që të ngriti kur nuk ishe asgjë. Unë Sali Berishën e kam hedhur me kohë. Është shumë e dhimbshme kur një bashkëpunëtor bën prapa krahëve ccfarëdoqoftë por kjo është. Ne ecim përpara dhe bëjmë punët. Impiantet janë atje dhe plehrat po pastrohen e do të pastrohen.

 

Ora 14:04
Rama: Me Kokën nuk flisnim për skuta, por për projekte! Akuzat i vërteton tjetërkush

Kryeministri Edi Rama ka folur për bashkëpunimin e tij me ish ministrin Lefter Koka, ku tha se gjatë kohës që ishte ministër kanë folur për projekte dhe jo për skuta. Lidhur me akuzat nga SPAK, Rama tha se është detyrë e drejtësisë të merret.

"Në kam punuar shumë mirë me ministrin e mjedisit, nuk kemi folur kurrë për skuta, por kemi folur për projektin. Nëse janë të vërteta ato që akuzohet kjo është një çështje që i takon tjetërkund" tha Rama.

Ora 13:59
Kompanitë pa kapital para se të merrnin koncesionet? Rama: Unë dua që puna të bëhet në terren, ky është keqinterpretimi juaj

 

I pyetur nga kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku, nëse ishte në dijeni apo jo të faktit që kompanitë që morën koncesionet nuk kishin kapital fillestar Rama iu përgjigj se:

"Unë kam një formim të ndryshëm por për shkak të detyrës jam shumë i disiplinuar në mësimin e gjërave për të cilat flas. Nuk flas për gjëra që nuk i di. E kam dëgjuar hera herës këtë punën e këtyre kapitaleve. Së fundmi kam dëgjuar që edhe kompania që po negociojmë Portin e Durrësit nuk ka lekë. Kam mësuar se të gjitha këto janë interpretime që i bëjnë të qeshin njerëzit e kapitaleve. Nuk më kanë vënë në dijeni për atë mungesë kapitale dhe përderisa nuk më kanë vënë në dijeni do të thotë që është interpretim i gabuar i juaji. Kjo nuk është pjesa ime. Unë dua që puna të bëhet në terren, dua punën. Se si bëhet kjo është çështje e të tjerëve", tha Kryeministri.

Ora 13:54
Inceneratorët u ngritën nga të njëjtin persona, Rama: Nuk merrem me procedurat, s'ma dikton as ligji dhe as e kam pasion

Kryeministri Edi Rama tha se nuk merret me proceduat se kush i ndërton inceneratorët apo kush kompani i ndjek procedurat për pasi nuk është detyra e tij, por atij i intereson puna.

Pjesë nga debati

Tabaku: Jeni në dijeni që të tre inceneratortë janë bërë nga i njëjti grup kompanish?

Rama: Procedurat mund të fitohen nja një ose 7 grupe pro nuk është punë e kryeministrit dhe nuk kam dëshirë të merren, unë dua punë dhe rezultatin. Proceset e brendshme të punës nëse një zinxhirë i gjerë njerëzish që kanë funksionuar dhe kanë kryer punë e tyre, nëse sikush ka bërë gjëra që nuk duhet , prandaj kemi bërë reformën në drejtësi.

Tabaku: A jeni në dijeni se dy procedura të ndryshme , 2 për Elbasanin dhe Fierin, janë fituar nga i njëjti grup kompanish, ku dy prej tyre janë sot në kërkim

Rama: Tu përgjigja më sipër nuk merrem me procedura se nuk ma parashikon as ligji dhe as nuk është pasioni im. Kam  besim tek njerëzit që kanë detyrë ta bëjnë.

Tabaku: Çfarë ju bindi për këto 3 emrat që sollën këto 3 projekte?

Rama: Mua s'më ka ardhur asgjë në tavolinë, dhe nuk duhet t'i vijnë. Këto janë procese të ndarë dhe se çfarë i bindi nuk e di, e çfarë mendoj unë se i ka bindur është pak e vështirë.

Tabaku: Pse nuk e zhvilloi vetë shteti shqiptar këtë projekt, por u zgjodhën 3 kompani që nuk kishin eksperiencë

Rama: Unë e ka përgjigje në maj të gjuhën pro do e mbaj për të respektuar, nuk kam asnjë opinion lidhur me këtë Po të përsëris se nuk kam asnjë lidhje fare se nuk është detyra ime e tillë, por procedurat e ndjekura janë 100 % të sakta, pastaj si mund ta bëni ne me burime të brendshme  e kam përgjigjen por nuk po jua jap.

Ora 13:54
Zoto e Gugallja paguhen edhe pse janë në hetim? Rama: Nuk ka vendim të formës së prerë, kontrata vazhdon  

Kryeministri Edi Rama tha se shteti vijon të paguaj kompanitë edhe pse drejtuesit e tyre janë në hetim, pasi nuk ka një vendim të formës së prerë dhe se kontrata vazhdon.

Tabaku: Jeni në dijeni se po paguhen ende kur janë duke u gjykuar?

Rama: Po jam në dijeni, ata nuk janë duke u gjykuar por duke u hetuar. Për sa kohë nuk kemi vendim nga organet përkatëse, vazhdon kontrata është e thjeshtë

Tabaku: Patjetër të kishim kaq shumë gjëra të thjeshta nga njerëz në kërkim

Ora 13:40
Rama ironi me deputetin e PD: Si jeni z.Gështenja, do më lini t’i thyej këto arrat e mia

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetin demokrat, Lefter Gështenja. Teksa Tabaku, e pyet për 100 milionë euro e financuar nga buxheti i shtetit për inceneratorët, ka ndërhyrë deputeti gështenja, ku Rama i kthehet me ironi “Si jeni z.Gështenja më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë”.

Tabaku: Nuk më duket normale që kryeministri vjen e merret me secilin.

Rama: Ai po qesh mo, ju duket normale që kur dëshmitari flet, t’i flasin nga salla.

Ora 13:36
Batuta me ironi e Ramës: Kur ju dëgjova juve për 430 milionë euro mendova ku i kanë çuar lekët këta të 'grupit i strukturuar kriminal'

Ironi shumë të fortë ka bërë Kryeministri Rama karshi deputetëve të opozitës kur përmendi shifrat për ndërtimin e inceneratorëvre.

"Jemi shumë dakord deri te 55 me Elbasanin dhe Fierin, financim nga buxheti i shtetit, por me të gjithë operimin dhe trajtimin e mbetjeve me zero për qytetarët dhe zero për bashkinë. Kjo është formula. 55 mln euro i kam parë me kujdes, se kur kam dëgjuar 430 thashë këta të grupit të strukturuar ku kanë çuar paratë që s’mi kanë dhënë…", tha Rama.

Ora 13:25
Rama sherr me Tabakun: Nuk të përgjigjem më! Po të jap të vetmin shans po nuk komentove më përgjigjet e mia, në të kundërt nuk flas më

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me Jorida Tabakun, ku i ka thënë se nuk do i përgjigjet më pyetjeve të saj, pasi po shkel ligjin dhe po i komenton përgjigjet duke u larguar nga objektivi i komisionit.

Debati:

Rama; Do bëjë 3 minuta pushim sa të qetësohet kryetarja e komisionit. U kërkoj ndjesë nëse ngrita pak zërin, por kështu nuk vazhdoj. Nuk vazhdon se sekretaret e partisë i kam pasur përballë kur kam  qenë i vogël, por kështu nuk ka.

Tabaku: A do qetësohesh

Rama: Nuk je e qetë po qetësohu. Ke 6 muaj që po shkatërron miletin me 430 mln euro e tani u bënë 100 mln.

Tabaku: Qetësohuni dhe ulni zërin

Rama: Jo nuk të përgjime më pyetjeve të tua, po shkel ligjin me çdo pyetje. ti bej pyetjet unë nuk u përgjigjem me. Jam gati t'u jap shans tjetër nëse nuk komentoni asnjë nga përgjigjet e mia të natyrës kooperativiste apo inkuizicionale, unë do ndërpres komunikimin

Ora 13:11
Inceneratorët/ Rama: Nga buxheti deri tani janë paguar 55.3 mln euro për Elbasanin e Fierin, me çfarë aritmetike i bëni 430? Deri në 2047-n paguhen 360 mln euro për një shërbim ekselent

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se nga buxheti i shtetit janë paguar 55.3 mln euro për koncesionarin e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa ka bërë ironi se nuk e kupton aritmetikën se nga i nxjerrin 430 mln euro dhe mbi çfarë dokumenti bazohen. Rama tha se  janë paguar 30.6 mln euro per Elbasanin dhe 24.7 per Fierin, ndërsa për Tiranën zero lekë. 

"Eurot e paguara nga bushti i shtetit janë fantazi e juaja, buxheti ka paguar 30.6 mln euro per Elbasanin 24.7 per Fierin, unë nuk jam i mirë në aritmetiket pro nuk ua kam besën tuaj dhe bëjnë  tuja dhe bëjnë 55.3 mln euro. Se ku i gjeni 430 do na i tregoni rrugës. Ma jepni një dokument ku e thotë?", tha Rama

Ai u shpreh se deri në vitin 2047 shkojnë 360 milionë euro që janë para që paguhen për shërbimin, i cili sipas tij është ekselent, dhe përmendi rastin e Tiranës. 

"Këto janë pagesat për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. Natyrisht që paguhet për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. Bëhet edhe pa pagesë por bëhet si në sharrë, si në Porto Romano, bëhet edhe pa pagesë për bëhet si në Elbasan e si në Fieri, ku  digjeshin rrugëve plehrat. Problemi ynë është tek raporti që kemi me plehrat. Këto janë pagesa z. Tabaku për ton, për kompaninë. Nuk janë pagesa për aferë. Janë pagesa për një shërbim që është ekselent, mjafton të shkoni në sharrë që mund të shkoni bashkë me fëmijët", tha Rama. 

"Pra 55.3 milionë janë të Elbasani dhe Fieri. Janë atje, janë fabrika goxha të dukshme. Pjesa tjetër është patjetër financim i bashkive  dhe i buxhetit të shtetit për një është për financim por është për shërbimin. Faktikisht ne kemi këtu të bëjmë me këto para. Janë 36.9 milionë euro që i kanë shkuar Tiranës. Paguajmë një çmim për 29 euro. Këtu duhet të jetë me siguri edhe një letër krahasuese që paguhet për çmim edhe në vendet e tjera. Këto janë para për shërbimin, janë para që i jep qeveria mbështetje dhe bashkitë marrin aq sa kanë. Kjo janë arsyeja pse sot Tirana është e pastër, pse Durrësi merr frymë lirisht", vijoi Kryeministri. 

Ora 13:11
Tabaku kërkon qetësi, Rama: Qetësi, qetësi na u bëre si Ilir Meta kur tensionohej

Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi me Jorida Tabaku e cila kërkonte qetësi në sallë ndërsa kryeministri bëri ironi ku tha se u bë si ilir Meta.

"Mjaft me qetësi se u bëre si Meta. Dhe ai kur ishte ne stres me qetësi me qetësi thoshte. jo po shtoje edhe me dashuri", tha Rama

Ora 13:05
Rama-debat me Tabakun: Më kërko falje, me the që dikush me thotë përgjigjet! Kryetarja e Komisionit: Ndjesë nëse ju cenua dinjiteti

 

Një koment i kryetares së Komisionit Parlamentar për Inceneratorët, Jorida Tabaku, e ka bërë Kryeministrin Rama që t'i kërkojë Tabakut që ajo t'i kërkojë falje.

Debati më poshtë:

Tabaku: 100 milionë euro të paguar deri më sot për 3 djegësit e mbetjeve, 35 mln euro në formën e transfertës së pakushtëzuar, dhe të tjerat për Elbasanin dhe Fierin.

Rama:Jam shumë i keqardhur për t'ju mos përgjigjur lutjes suaj pa zgjidhur një herë hallin tim. Ky është halli i dëshmitarit tani. Ose më respektoni si dëshmitar dhe nuk do t'i komentoni më fare atë që flas unë dhe nuk do më ndërprisni më do të rrimë këtu deri më 6 mars. Do të mbetemi pa fushatë.

Dëshmitari kërkon një ndjesë të vogël sepse i thatë që nuk po thotë mendimin e vet por po thotë çfarë i kanë thënë të tjerët. Duhet më jepni një ndjesë të vogël që të lehtësohet dëshmitari. Pastaj më thatë edhe për atë çështjen e formimit. Unë jam vetëm me bachelor.

Tabaku: Z. Dëshmitar mos na mbani peng këtë komision. Në asnjë moment nuk aludova që dikush ju thotë diçka juve.

Rama: Zonja tabaku do ju lutesha edhe një herë që si dëshmitar të garantoni dinjitetin dhe integritetin e qenies time, duhet të më kërkoni ndjesë se përgjigja ime nuk ishte e mija por ma thënë të tjetër, duhet ta bëni këtë , më kërko ndjesë.

Tabaku: Zoti dwshmitar mos mbani peng këtë komision, fokusohemi në çështjet që është ngritur ky komision. Mos na nxirrini nga objekti, Çfarë është ligji për ju?

Ora 13:00
Tabaku-Ramës: Mos më jepni urdhra, nuk jam vartësja juaj! Kreu i qeverisë i kërkon ndjesë me ironi

 

Po zhvillohet me debate dëshmia e kreut të qeverisë Edi Rama ndërmjet kryetares së Komisionit për Inceneratorët Edi Rama.

Tabaku: Më dëgjo mua, me urdhër këtu nuk shkon, nuk jam vartësja juaj.

Rama: Ju kërkoj ndjesë nëse ‘më dëgjo’ tingëlloi si urdhër

Tabaku: A jeni në dijeni që deri më tani janë financuar me 100 milionë euro?

Rama: Deri tani bëtë një gabim, që ndaj ju ndërpreva.

Tabaku: Mund të gjykoni veprimet e vartësve tuaj. Me shumë respekt për av, Ngjelën për çdo lajthitje të ndryshme, për teatrin kombëtar, çdo projekt tjetër, etj, fokusohemi tek pyetja.

'Grup i strukturuar kriminal' - Rama: Mund të më kërkoni një ndjesë të lehtë përsa se t’i përgjigjem pyetjes? E dua një ndjesë për këtë

Tabaku: E kuptoj që dëshira për tu bërë aktor, protagonizëm, fokusohemi tek objekti i këtij komisioni hetimor

Ora 12:48
Rama: Krenar se çfarë është bërë me inceneratorët, para 2013-s Shqipëria mbytej nga plehrat

 

I pyetur se është në dijeni se inceneratorët janë ndërtuar me buxhetin e shtetit, Kryeministri Rama iu përgjigj edhe lidhjes që kryetarja e Komisionit Tabaku i bëri me arrestimin e ministrit Koka Kryeministri Rama tha se është krenar se ccfarë është bërë deri më tani me pastrimin e vendit. Ai tha se Koka akuzohet për korrupsion personal.

"Ish ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie. As për ndonjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Është nën akuzë për korrupsion që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Ndaj kur fola më parë e kishte një lidhje përgjigja ime. Lidhje midis mbledhjeve, vendimeve, funksionimi të të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive. Nuk ka lidhje fare. Është një marrëdhënie që dyshohet dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion. Por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar,impiantet nuk janë ndërtuar, apo revolucioni për të transferuar Shqipërinë nga një vend plot me plehra në një vend të pastruar nuk ka shkuar përpara. Në Elbasan dhe në Fier janë ndërtuar 2 vepra për të cilat unë jam krenar", tha Rama.

"Shqipëria ishte një grop plehrash në vitin 2013. Vetëm gjysma e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullumit të mbëtjeve. Gjysma tjetër rrisnin fëmijëve mes plehrave. 

Në 2013 kishte vetëm 2 impiante të trajtimit të mbetjeve. Një ishte Bushati dhe tjetri ishte Sharra, i cili kaloi në emergjencë totale. Sot mbulohet 87.9 % e popullsisë. Sot nuk kemi 2 po kemi 5 impiante dhe kemi një situatë ku paralelisht me këto impiante ka edhe në Maliq, Berat dhe Vlorë. Financimi për këto është pjesë e këtij plani. Kam dashur që të ndërtohet një impiant përpunimi mbetjesh për prodhim energjie.  Ka një term që ma ka mësuar avokat Ngjela që janë ‘lajthitje në objekt’, Tiranë nuk është e financuar nga shteti, dhe Fieri dhe Elbasani po", tha Rama.

Ora 12:38
17 procedura të ndryshme brenda një ditë? Rama: Ju nuk dini si funksionon qeveria, makina shtetërore ka funksionuar perfekt

 

Rama është pyetur në Komisionin Hetimor për vendimin e Qeverisë më 17 dhjetor 2014.  

Debati:

Tabaku: Brenda një dite Janë deklaruar 17 procedura të ndryshme, akte, jo vendime, në një sistem të ngritur nga qeveria juaj, për vendim e qeverisë të datës 17 dhjetor 2014?

Rama: 16 orë e kanë mbajtur Komisionin hetimor i Kongresit sekretarin e shtetit dhe vetëm pyetje e pyetje. Nuk ka aty komente. Sa i përket pyetjes ju i keni marrë këtë përgjigje nga dëshmitarët paraardhës. T'jua shpjegoj se çfarë bën Kryeministri. Të udhëheqësh do të thotë që udhëheqës në drejtim të çfarë dhe pse? Pastaj se si do ta bëjmë këtë gjë është në makinë e tërë shtetërore me të gjitha hallkat e saj. Kjo makinë shtetërore ka bërë detyrën e vet. Kjo është ajo që mund të them dhe s'kam asnjë arsye në botë të ndryshoj përgjigjet e të gjithë paraardhësve dëshmitarë. Unë kam ardhur të dëshmoj si Kryeministri i Shqipërisë.

Tabaku: Në këtë komision  ka ndodhur diçka e çuditshme. Të gjithë kanë pasur një amnezi totale për këtë çështje. A mbani mend që më 17 dhjetor ka kaluar vendimi i Këshillit të Ministrave për Inceneratorin e Elbasanit.

Rama: Opinioni juaj në lidhje me amnezinë është opinioni juaj personal. Unë nuk refuzoj asnjë pyetje por jo duhet të më pyesni si kryeministër.

Tabaku: Përgjigjuni pyetjes!

Rama: Znj. Tabaku mos më interferoni vokalisht.

Tabaku: Ju kujtohet mbledhja e qeverisë më 17 dhjetor?

Rama: Mbledhja e qeverisë kur merret vendimi është finalizimi i akteve ligjore që nis nga sektori bazë, në kombinim me sektorë të tjerë, kalon në të gjithë ato filtra dhe vjen tek unë. Kryeministri është shumë thjesht: 'Ku do të shkojmë, çfarë do të bëjmë, pse do ta bëjmë'. Se si do ta bëjmë është e gjithë makineria që mua me rezulton se është bërë në mënyrë perfekte.

Ora 12:32
Inceneratorët/ Rama dëshmon në Komision (FOTOGALERIA)
Ora 12:32
Me dosje në duar, Rama shkon për të dëshmuar me 6 këshilltarë në Komisionin për Inceneratorët

Kryeministri Edi Rama po dëshmon në komisionin Hetimor për Inceneratorët që prej orës 12:00. Për të dëshmuar kreu i qeverisë është shoqëruar edhe nga stafi i tij, ku 6 këshilltarë janë parë pranë kryeministrit, të cilët mbajnë në duar dosje, në mënyrë që të jenë në gadishmëri për shkresat që mund të kërkohen gjatë dëshmisë. Po ashtu ato mbajnë edhe shënime.

Ora 12:21
Rama-Tabakut: Mos shtrembëro fjalët e mia, BE nuk ishte kundër, por nuk ishte zgjedhja e preferuar

Kryeministri Edi Rama tha se BE nuk është shprehur kundër impiantit të përpunimit të mbetjeve, por ka shprehur shqetësimin për menaxhimin e tyre, ku flet për nivel të ulët riciklimi dhe mbrojtjen mjedisit, por jo kundër impianteve.

Pjesë nga debati

Tabaku: A është e vërtetë që BE është shprehur kundër aferës së inceneratorëve?

Rama: Fjalën aferë e përmendët ju, jo unë. Ju është bërë si shenjë pikësimi dhe e fusni në fund të fjalisë. përshtypjet tuaja janë pa interes për mua zonja Tabaku, kur flas mos më ndërprisni.  Publiku na shikon dhe dëgjon, le të vendos vetë. Unë thash është individuale se kush rri me kë, por nuk iu shmanga asnjë pyetje për vendim qeverie. Jo BE nuk është kundër inceneratorëve.

Tabaku: BE ka ngritur shqetësim për menaxhimin e mbetjeve

Rama: Këtu ishit e saktë, në pyetjen e parë thatë se BE është shprehur kundër, tani thatë atë qqë ka thënë BE. Është e vërtetë që ka shprehur shqetësim , pasi nuk është zgjedhja më e preferuar. Çfarë është zgjedhja më e preferuar? BE flet për nivelin e ulët të riciklimit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, ne kemi ndërtuar impiante të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë që incenrojnë mbetjet, por që nuk është kjo parësorja. inceneratorët  janë impiante të viteve 70-80 që e digjni komplet produktin dhe nuk prodhonin energji, sa për shpjegim teknik, është e vërtetë që nuk është zgjedhje  preferuar e BE pasi ai sot riciklon masivish dhe ndan burim, edhe në vendet me standardet më të larta mjedisore, impiantet e prodhimit të energjisë përmes mbetjeve janë aty dhe ndërtohen ende.

Tabaku: Dhe ju ishit të qartë se këtu nuk ndodh asnjë incenerim

Rama: Unë nuk thash këtë, hiqni dorë nga citimi i shtrembërimit të fjalëve të mia.

Ora 12:20
A është Lefter Koka dhe Alqi Bllako përfitues i kontratave koncesionare? Rama: Po shkelni ligjin, opinionet mbaji për vete shënoji në raport, flasim me fakte

Kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur në komision të flasë për fakte dhe jo për opinione e spekulime politike të opozitës.

Debati

Rama: Ju sapo e shkelë ligjin pasi folët për aferë, unë nuk ka ardhur për të zbardhur ndonjë aferë, pasi ajo është në opizionin tuaj që e keni shprehur ne Kuvend, Tv, por këtu nuk mund ta shprehni, pasi këtu jeni anëtarë ë një komisioni që ka thirrur një dëshmitarë. ju bëni pyetje, opinionet shprehini në një raport, unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë.

Tabaku: A është Lefter Koka një nga pronarët përfitues të kontratës të koncesionarëve?

Rama: Është një pyetje e eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv. Unë lefter Kokën e njoh si ministër të mjedisit dhe jo pronar përfitues  të diçkaje.

Tabaku: A është Alqi Bllako përfitues?

Rama: Më duhet të them se shkelët ligjin dhe nuk dua asnjë opinion tuaj dhe mbajeni për vete dhe shkruajeni në raport, faktet këtu janë ata që kemi ardhur për tu ballafaquar me dokumente dhe jo mbi spekulime  .

Ora 12:20
Marrëdhënie miqësore të Ahmetajt me pronarët e inceneratorëve? Rama: Nuk është në kompetencat e mia kushtetuese thashethemet

 

E pyetur për lidhjet miqësore të z. Ahmetaj sipas Tabakut me personat që kanë marrë inceneratorët, Kryeministri Rama me ironi i tha se:

"Unë e kuptoj që Big Brother në këtë periudhë ka krijuar audiencë të madhe por se kush është miku i kujt, se kush fle me kë dhe kush zgjohet më kë nuk janë në dispozitat kushtetuese të Kryeministrit të Shqipërisë. Kjo është jashtë kompetencave të mia që të informohem dhe të studioj miqësitë të secilit prej jush. Jam i painteresuar se çfarë bëjnë të tjerërt pasi kam refuzuar të jap llogari se ç'bëj vetë në jetën private".

Të njëjtin pyetje Tabaku ia bëri edhe për Gjiknurin se a është ai pronar përfitues.

"Më keni bërë pyetje sikur jemi mbledhur këtu për thashetheme. Këto nuk janë temë e këtij komisioni hetimor në këndvështrimin tim. Doni të përqendroheni tek çështje, jo tek 'afera' që është çështje juaj? Mund ta përsëritni kudo përveçse përballë meje si dëshmitar. Afera është opinion", tha Rama, duke bërë thirrje për përqendrim tek çështja.

Ora 12:13
Rama nis dëshminë në komision, mesazh Tabakut: Unë dua që ky komision të zbardhë të vërtetën e plotë! Ju respektoni ligjin

 

Në nisje të dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar, Kryeministri Edi Rama i kërkoi Tabakut që të respektojë ligjin.

"Në ligjin për komisione hetimore kam lexuar, komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as të ushtrojë atributet e gjykatës. Në asnjë rast nuk mund të ofendojë personat e thirrur për të dëshmuar. kjo është përsëritur shumë shpesh. Unë këtu kam ardhur si dëshmitar dhe do t'ju sugjeroj që të mos eksportoni këtu debatin parlamentar apo debatin televiziv. Mendoj se ky komision është shumë i rëndësishëm. Unë i kam  dhënë mbështetjen e plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës dhe vetëm të vërtetës. Nëse doni që të jem kështu deri në fund respektoni punën e këtij komisioni", tha Kryeministri.

"Është në interesin e këtij komisioni që të zbardhet e vërteta dhe unë jam e sigurt që ju nuk do të silleni si dëshmitarët e tjerë", iu përgjigj Tabaku.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gersi: 23/02/2022 18:54

    KE dhene 55 milion euro,,,per dy inceneratore,,,,,kur ne dogane ato kane bere 15 milion euro,,,,ku kane vajtur 40 milion euro o edi rama ,,,o pis i qelbur,,,o hajdut i lindur,,,te zente fytin buka e shqiptareve,,,shkofsh ne ferr...///

    Përgjigju
    • Cubel breca: 23/02/2022 22:58

      Ky qenka nje nga ata te 7x7

    • sa debila mban kjo toke: 23/02/2022 22:19

      bravo

  • Maksi: 23/02/2022 18:44

    KE RENE BRENDA O EDI RAMA ME TE DYJA KEMBET,,,,JE NE KENETE TANI,,,ASKUSH NUK KA DESHIRE TE TE NXJERRE NGA KENETA,,,,,,POPULLI SHQIPTAR E MORI VESH KORRUPSIONIN TEND,,,,,BERE KORRUPSION TEK RRUGA E ASTIRIT ME 20 MILION EURO//KM ,,,U KAPE DHE I THE ADMINISTRORIT NE THONJEZA,,,IK ,,DHE AI IKU,,TANI U KAPE PRAPE DHE I THE TRE ADMINISTRATOREVE IKNI DHE ATA IKEN DITEN PER DIELL,,,I DHE ULAJT 357 MILION EURO PER 20 KM///AUTOSTRADE DHE U KAPE ,,,,,THUMANE--KASHAR,,,,E ANULLOVE SE PATE FRIKE,,,,,C'DO DITE JE NE FAQEN ZYRTARE TE KORRUPSIONIT,,,,NAFTA SHKON 2000 LEK/LITRI,,,VENDOS TAKSE QARKULLIMI PER MAKINA QE RRINE ME SHUME NE GAZRAZH..CMIMET NE STRATOSFERE,,...TI DO VARUR ATY NE SHESHIN SKENDERBEJ BASHKE ME SALI KERMEN,,DHE ILIR QELBESIRIN...

    Përgjigju
  • LORA: 23/02/2022 17:48

    ,,,babale-opozita duket qe ka rene ne sevda me istikamin e babaleve.

    Përgjigju
  • Goni: 23/02/2022 16:55

    Kur qenka sherbim ekselent,,,,pse jane ne kerkim tre administratore....ik o rama ik o hajdut,,se ka vajtur cmimi I naftes 2000lek/litri....te vrafte zoti ishallah. ..

    Përgjigju
  • FATMIR EDEPSËZ GAZI ÇAFAJ: 23/02/2022 15:46

    O ju plerat e partis fundërrin partis wc pd a e pat se ku përfundoi biri kurvës Beketi që GJOJA do i merte Shqipris 200 miljon euro. Nuk lat hesteri pa bër kundra Edi Ramës që gjoja Shqipria do paguante moljona. Ça do thot : fantomasi qerosi blendi fevziu [ shukruhet emri me të vogël se ai fantomas nuk meriton respekt njerzor] ose çfar do thot spiuni fari palla me të birin çfar do thot klyshi komonist andi bir kurve bushati. Hec përpar GJIGANDI EDI RAMA SE JU DUHESH YHQIPTARVE. RROFT SHQIPRIA POSHT QENT E MEDJAVE WC TË TIPIT FANTOMAS fefziu e biri kurvës sndi bushati.

    Përgjigju
  • uni: 23/02/2022 15:45

    o km idiot, sali qeni nuk eshte me asgje, jo non grata, por edhe ne burg ta fusje sic the ne 2013, prape s ka me asnje rendesi !!!

    Përgjigju
  • Eva: 23/02/2022 14:28

    Nje komision parlamentar nuk mund te jete gjykate! Kryeminitri i Shqiperise eshte para nje grupi parlamentar, qe eshte ozurpuar nga nje qe ka hypur ne maje te fikut e flet si e ema e Zeqos ne maje te thanes!Zoti Koka eshte kapur me preshe ne duar (parate ne banke) nese Zonja Tabaku ishte hetuese kaq e zonja, ta provoje qe "Grupi i Strukturuar Kriminal" ka marre pagesa te ngjashme me ato te zotit Koka ne banke.Ne rast se jo te fokusohet vetem te ana administrative e ceshtjes dhe te mbylli gojen se pushteti i drejtesise eshte i ndare nga paralamenti.

    Përgjigju
  • DELIRANT KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 23/02/2022 13:57

    Edi Rama GJIGANDI Shqipris po e tregon me fakte fundërrina balona tabake pa terezi tregon në mënyr publike se sa inferjore është balona tabake. Ju jepet dhe ju komentusve përgjigje a e keni par se si ri balona tabake kur GJIGANDI EDI RAMA e pyet ku i keni gjetur 430 miljon eurot e rrugaçja balona tabake nuk përgjigjet. Pra ska vjedhje prej 430 miljon eurosh jan prallat e partis anti Shqiptare partis wc pd. Shikoni si është katandis partia wc pd. Pra doni apo sfoni ju GJIGANDI EDI RAMA do heci përpara se e do populli Shqiptar. Populli Shqiptar është üopull inteligjent. E populli sgabon kurr. Edi Rama është në üushtet dhe 20 vjet të tjera.

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/02/2022 13:46

    As sa ke pastruar plehëra, dyfish ke pastruar para leri prrallat tani…!

    Përgjigju
  • Tosi: 23/02/2022 13:39

    Normale. Nuk zhgenjen. Pasi perpeliten ushtaret, del kumandari dhe i merr nen krahe. Ashtu haptazi pa iu dridhur qerpiku ua plas te tereve: po une jam kreu dhe truri i kesaj pune dhe skeni cme beni. Ashtu si me shume pune te tjera. Me 21 Janarin, betonizimin e Tiranes, patronazhizimin, kanabizimin, pastrimin e parave. Dhe eshte ndjesi e "mire" kur ke nga pas doren e ngrohte jamerikane.

    Përgjigju
  • Kçkvijon: 23/02/2022 13:13

    Nuk i ha me njeri perrallat e tua shoku Edi!

    Përgjigju
  • Satêr: 23/02/2022 12:53

    Tentativa juaj z.kryeministêr për ta quajtur normal korrupsionin atje ku punohet dhe ndërtohet është e dënueshme!Nuk po thotë njeri përse u ndërtuan punishtet e plerave por pyetja është përse janë vjedhur lekët e qytetarve ! Pyetja është përse mbas çdo investimi sado i vogël fshihet një aferë korruptive e madhe! Mos u lodh kot sot të na mbushësh mendjen se na shpëtove nga plerat ndërkohë që përditë e më shumë shtohen të varfërit tek kazanët e plerave! Mendoj se edhe mbas skandalit të tenderit të unazës fshiheni ju me gjiknurët e tu! E kaluat lumin por besoj se kësaj radhe lopata ka marr aq thellë sa pislliku i plearave do ju mbysë.

    Përgjigju
  • XXxxxxx: 23/02/2022 12:45

    Tabakun duhet te arrestohet prrangat ne vend kesaj rrugace femer langaraqe putan ordinere..rama zemra e gjith shqiptareve...

    Përgjigju
    • Xxxxxxxx: 23/02/2022 15:56

      Rrace e poshter je o POPULL jeni mesuar vet te vidhni e te vrisni po ska me tani vdekja ju pret yyytt rrac e flliqur berishjane...litari drurin edhe bishta lopate doni ju tre her ne dit sa per nenen edhe baben ta lirojn ty se une jetoj me djersen e ballit jo si ju flliqesira ...

    • populli: 23/02/2022 13:45

      JOOOOOOOO ZEMRA E GJITHE UNIVERSIT !!! HA HA HAAAAA...O POPULL IDIOT QE S'LE BYThE POLITIKANI PA LEPI, O NJE MORTJE QE STE HAN, O JUA BEJNE MIRE QE JU LEROJNE NENE E BABA !!!

    • Arben: 23/02/2022 13:40

      Rama duhet te braktise deshmine! Ky komision hetimor meriton te shperndahet me gaz lotsjelles nga policia! Yuri Kim duhet te nderhyje!

  • A...Zh: 23/02/2022 11:20

    Investimet ne keto impjante jane te mirepritura. Por nese dikush ka perfituar dhe eshte perfshire ne abuzime e korrupsion, duhet te pergjigjet para ligjit, pra te shkoje ne burg!

    Përgjigju
    • Endri: 23/02/2022 13:24

      E sakte, kushdo se behet fjale per parate nga taksat tona. Ama ka dale kjo dhe ben politike shpalos shofra qe nuk dihet nga kane dale dhe akuzon njerez sikur e ka bere kush gjyaktese. Kuptohet halli i madh i kryetarit te saj, por kjo nuk eshte problemi yne si popull

  • vicidoli: 23/02/2022 10:27

    zoti kryeminister ne duam shpellaret ne krye se ata na jan per rrumpalle

    Përgjigju
    • Riku: 23/02/2022 11:57

      2 leksh

  • Mirel mertiri: 23/02/2022 10:06

    JEP DOREHEQJEN O EDI O HAJDUT,,SE LE NAM,,,,,DO TE BEJE AMERIKA NON --GRATA..,,,.KEMI VJEDHUR BASHKE,,,,SA KEMI PLASUR,,,,NA DOLI BOJA TANI....

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 23/02/2022 23:07

      Mirel neser ne mengjez doreheqjen e cubit e ke tek lir leshi. Te mbushur e ke.

  • Alb: 23/02/2022 09:02

    Cuditem kush te beson me pinok e pinok.

    Përgjigju
  • Miremengjes: 23/02/2022 07:55

    Debil ordiner, ti ate do. Pola jote e forte te manipulosh injorantet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën