I ndërtuar nga të burgosurit gjatë regjimit nazist, bunkeri 58 metra i lartë në Gjermani kthehet në hotel luksoz

I ndërtuar nga të burgosurit gjatë regjimit nazist, bunkeri 58 metra i lartë në Gjermani kthehet në hotel luksoz

Bunkeri i kthyer në hotel

Një bunker 58 metra i lartë në Gjermani është kthyer në një hotel luksoz. Bunkeri St. Pauli në Hamburg, Gjermani, i cili është pak më shumë i lartë se Kulla e Pizës, por me shumë më tepër peshë, ka mbizotëruar horizontin e qytetit për pak më shumë se 80 vjet.

I ndërtuar duke përdorur punën e detyruar të të burgosurve gjatë regjimit nazist të Adolf Hitlerit, bunkeri është një relike e periudhës më të errët në historinë e Gjermanisë, megjithatë “bisha” ka pasur një rilindje befasuese.

Bunkeri i rilindur i Hamburgut tani është i mbushur me dy restorante, një hotel “Hard Rock” pesëkatësh dhe një bar dhe kopsht të sapondërtuar në çati si piramida dhe i mbuluar nga gjelbërimi.

Lagjja Karoviertel në të cilën ndodhet bunkeri i ngjashëm me një kështjellën është një vend i këndshëm, i mbushur me kafene dhe dyqane të vjetra dhe një klub nate.

Hoteli përbëhet nga 134 dhoma dhe çmimet shkojnë nga 180 euro për një dhomë klasike, me pajisje duke përfshirë një televizor me ekran të sheshtë 55 inç dhe asistent Alexa në dhomë, deri në 269 euro për një suitë me pamje gjithëpërfshirëse në mbarë qytetin.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)