Një 18-vjeçar ka mbetur i vdekur në qytetin e Pogradecit, pasi është qëlluar me armë zjarri nga një moshatar i tij pas një konflikti për një vajzë.
 
Sipas policisë nga hetimet e para rezulton se në një lokal në rrugën 'Rinia' 18 vjeçari Fabian Muçllari ka qëlluar me automatik Fabio Hilën.
 
Fillimisht 18-vjeçari Hila ka mbetur i plagosur nga plumbat, por rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
 
Autori është larguar nga vendngjarja, por disa minuta më pas është arrestuar nga policia, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.
 
Burime nga policia e Korçës sqarojnë se dy të rinjtë, kishin lënë një takim në qendër të qytetit të Pogradecit pas debatit në telefon, pasi Fabian Muçllari akuzonte Fabio Hilën se i kishte ngacmuar të dashurën në Facebook.
 
Dy të rinjtë pas ballafaqimit fillimisht janë sharë dhe ofenduar, ndërsa më pas Muçllari e ka qëlluar disa herë me armë zjarri tip kallashnikov.
 
Viktima ishte djali i vetëm i familjes dhe këtë vit ishte maturant, nip i deputetit Ilir Xhakolli, ndërsa autori është nga fshati Vërdovë i Pogradecit.
 
Muçllari sipas banorëve të zonës ku banonte njihej si person problematik, pasi ishte përfshirë edhe grindje të tjera.

fabio hila
fabio hila
(Në foto viktima Fabio Hila)

kapet nga policia fabian mucllari
kapet nga policia fabian mucllari
(Autori i vrasjes Fabian Muçllari, i kapur nga Policia brenda pak minutash)

vrasja ne pogradec
vrasja ne pogradec
vrasja pogradec
(Foto nga vendi ku ka ndodhur ngjarja)