Australia është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem, me temperatura në disa vende që pritet të kalojnë mbi 40 gradë Celsius. Duke cituar parashikimet e disa ekspertëve, transmetuesi lokal SBS News njoftoi se në disa pjesë të rajoneve Uellsi i Ri Jugor, Victoria, Queensland, Australia Jugore dhe Territori Verior, termometri mund të shënojë deri në 45 ose 46 gradë Celsius. Byroja e Meteorologjisë, BoM, paralajmëron për rrezikun e zjarreve masive, teksa i nxehti ka përfshirë një brez të gjerë të vendit nga veriu deri në juglindje.
Shteti i Victorias, sipas The Guardian, shënoi temperatura rekord për dhjetorin. Në veriperëndim të tij, në Walpeup, në 2 e 25 me orën lokale u arrit temperatura 47.1 gradë Celsius. Për shumë pjesë të Australisë, vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe javën e ardhshme, me disa pjesë të rajoneve Queensland, Australia Perëndimore dhe Territori Verior që parashikohet të kenë temperatura ekstreme deri në fund të javës së ardhshme.
Rreth 47.000 vdekje iu atribuuan temperaturave të larta në Europë në vitin 2023 dhe, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian “Copernicus”, vdekshmëria e lidhur me nxehtësinë është rritur me rreth 30 për qind në dy dekadat e fundit.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12.1%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1098
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vranësira, por temperatura të larta/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë
15 Mars, 07:43
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë! Pritet të ekstradohet në Australi
13 Mars, 12:21
-
Parashikimi i motit/ E hëna nis e kthjellët, mbrëmja do të jetë me reshje të pakta
10 Mars, 07:16
-
Parashikimi i motit/ E diela me diell, në mbrëmje shtohen vranësirat
9 Mars, 08:58
-
Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
5 Mars, 08:23
-
Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti
1 Mars, 19:29
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE
14 Shkurt, 21:32
-
Argjentina del nga OBSH: Ndërhyri në sovranitetin tonë! Ka ndikim politik, nuk ka pavarësi
6 Shkurt, 16:18
-
Janari më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ngre shqetësime për ndryshimet klimatike
6 Shkurt, 10:57
-
Australia ndalon Deepseek në pajisjet qeveritare
5 Shkurt, 09:03
-
Sot dita ndërkombëtare kundër kancerit
4 Shkurt, 08:35