SPANJË- I nxehti përvëlues që goditi për gati tre muaj Spanjën i ka lënë vendin motit të keq i cili është shoqëruar me shira të dendur dhe përmbytje masive në jug të vendit.
Shirat e dendur, që kanë përfshirë jugun e vendit, kanë përmbytur zona të tëra të banuara. Viktima e parë e këtyre përmbytjeve është një 65 – vjeçar nga Granada.
Ai humbi jetën pasi mbeti i bllokuar në automjetin e tij mes ujërave të rrëmbyeshëm.Përveç Malagës dhe Granadës, reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme të mëdha edhe në Alicante e Almeria.
Situata e krijuar ka detyruar autoritetet vendase të shpallin gjendjen e emergjencës në zonat problematike.Në aeroportin e Malagës, disa fluturime u devijuan për në Sevija. Strukturat e shtetit janë vënë në gatishmëri të plotë duke dërguar ndihama me ushqime dhe veshmbathje për njerëzit e pastrehë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com