I nxehti afrikan, nga e premtja temperatura 42 gradë! Qytetarët: Shmangim lëvizjet në mesditë, pijmë lëngje! Fëmijët freskohen në shatërvane

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë, janë bërë të papërballueshme nga qytetarët. Shumë prej tyre evitojnë daljen në orët e pikut, por fëmijët, të shoqëruar nga prindërit, kanë zgjedhur të freskohen në shatërvanët e sheshit Skënderbej.

“Kemi shumë vapë. Po pëlcasim vape. Unë jetoj në Vlorë dhe po ta dija nuk do të vija. Shumë të bukura këto shatërvanët. Hajdeni këtu, që mos të keni më vapë.  Ika tani se plasa vape”, thanë fëmijët.

Ndërsa ata që janë të detyruar të lëvizin për shkak të angazhimeve, zbatojnë me rigorozitet këshillat e mjekëve në këto ditë të nxehta.

“Natyrisht se e vështirë. Por ndezim kondicionerët. Të rinjtë e përballojnë më lehtë, Ne e kemi më të vështirë. Detyrimisht do rri më pak në diell dhe më pas do rri në shtëpi. Tani jam në orar optimal, por pastaj do të iki në shtëpi. Kujdesem duke mos pirë alkool, duke mos konsumuar kafe, duke pirë shumë lëngje.

“Futem në det dhe temperaturën e ul përnjëherë”

“Vendi ynë është përfshirë nga një valë e të nxehtit afrikan. Piku i temperaturave do të shënohet gjatë fundjavës”.

Elvi Jahaj, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, tha se nga e premtja, termometri do të shënojë deri në 42 gradë celsius, temperatura që sipas tij nuk janë aspak normale për Shqipërinë.

 “Vendi ynë është përfshirë nga masat ajrore të thata, të ardhura nga Afrika. Moti do jetë i kthjellët. Temperaturat në ditët që lamë pasa kanë qenë 39.5 gradë celsius në Tiranë. Ditën e sotme regjistrojnë temperaturë maksimale deri në 37 gradë Celsius. Për shkak të lagështirës në ajër, në trupin e njeriut do ndjehen 3-4 gradë më të larta. Deri në ditën e premte moti do jetë i kthjellët. Maksimalet do kapin vlerat nga 36 deri në 38 gradë celsius ditën e premte. Por duke filluar nga dita e premte, në vendin tonë do depërtojë një valë e nxehtë ekstreme që do të bëjë që temperaturat në vlerë minimale të regjistrojnë nga 18 deri në 25 gradë Celsius dhe vlerat maksimale nga 39 deri në 42, 42 gradë celsius. Për ditën e premte, të shtunë, diele dhe javën që presim para temperaturat do të kapin 40, 41 dhe 42 gradë celsius në rang vendi”, tha, Elvi Jahaj.

Temperaturat më të larta pritet të regjistrohen në Berat, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic