I nxehti rekord, 300 pacientë në ditë në urgjencën e QSUT! Mjekja kardiologe: Shumë të rinj shfaqin probleme me zemrën 

Çdo ditë, urgjencën e sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë e gjen plot me qytetarë që kërkojnë ndihmë për probleme kardiake, luhatje tensioni, helmim apo dhe problematika të tjera.

Nga 280 deri në 300 persona paraqiten në spital përgjatë 24 orëve, fluks ky i ndikuar edhe nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin këto ditë.

Situatë e njëjtë paraqitet edhe në spitalin e Beratit. Për mjeke Kardiologe, Alma Bileri shqetësuese është shtimi i problemeve të zemrës tek moshat e reja.

“Kategoria më vunerabël, më e prekur, janë moshat mbi 75 vjeç  dhe pacientët me sëmundje kronike diabetikët dhe pacientët që kanë kaluar infarkte. Simptoma më e shpeshte e pacientëve është hipertensioni  ose gjendja me tension të ulët si pasoj e temperaturave të larta  dhe si pasoj e medikamenteve ndonjëherë me efekte anësore që shfaqet në këtë stinë.  Tek diabetikët pacientët  paraqiten me vlera të ulta të glicemisë  dhe vlerat e destabilizuara të tensionit alterial. Rastet më të rënda dhe mosha të reja kryesisht shfaqen vijnë  paraqiten hospitlizohen në urgjencë dhe zakonisht trajtimi bëhet në kushtet e urgjencës spitalore nëpërmjet likideve nëqoftëse janë infrakte akute sigurisht trajtimi bëhet nëpërmjet koronografis së urgjencës që na e mundëson patjetër qëndra spitalore universitare ku një suport të madh na e jep edhe spitali memorial në Fier spitali turk ka raste që mund të zgjidhen në formë planifikimi. Gjatë këtij muaji janë shfaqur mosha të reja pacientësh me infarkt miokardi dhe patologji të lindura të aortës që nuk i kanë ditur më parë dhe kanë shkuar shumë mirë”, tha mjekja.

Bileri këshillon qytetarët që të kenë kujdes me ekspozimin në diell në orët e pikut, por dhe të konsumohet sa më shumë ujë.

“Kjo është një arsye që shtohet fluksi i vizitave ,këshillohet që në këtë stinë të shmanget ekspozim në  këto temperaturat në kulmet që janë oraret e drekës  dhe oraret e pasdites d.m.th. për këto mosha  rekomandohet që në orën 9 -10 maksimumi të bëhet ekspozimi  në ambientet e jashtme dhe më pas të shmanget ky ekspozim qoftë edhe për pushuesit për kategorinë e pacientëve që janë me pushime nuk rekomandohet as plazhi, zakonisht këtyre pacientëve u rekomandohet të përdorin lëngje në sasi të shtuar për të shmangur këto efekte anësore të stinës”, tregoi ajo.

Ky fluks i lartë qytetarësh që kërkojnë ndihmë në urgjencat e vendit, vjen edhe si pasojë e kthimit të emigrantëve apo turistëve për pushime, të cilët janë gjetur të pa përgatitur përballë rritjes së temperaturave.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton