Një shofer është vënë në pranga, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, i cili e ndaloi për xhamat e zinj.
Gjatë kontrolleve në rrugët e Tiranës, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Rrugën e Kosovarëve, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues E. K.
Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar autorizimin për xhamat e errësuar, shoferi në fjalë, për t’i shpëtuar gjobës, i ka ofruar para policit por ky i fundit nuk i ka pranuar.
Sakaq, ka shkuar në 68 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.
Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Është ofendu polici
Përgjigju