Dy shoferë janë vënë nën hetim, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët i ndaluan për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Gjatë kontrolleve në rrugët e Tiranës, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në rrugën “Teg-Sauk”, automjetin me drejtues F. ZH., 51 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit.
Ndërsa në rrugën “Ferit Xhajko” automjetin me drejtues S. F., 37 vjeç, u ndalua për mos vendosje të rripit të sigurimit.
Me qëllim shmangien e gjobave për shkeljet respektive, drejtuesit e automjeteve kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.
Për pasojë për të dy shoferët u vunë nën hetim, për korrupsion aktiv.
Sakaq, ka shkuar në 74 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.