TIRANE - Përdhoset varri i ish-Diktatorit Enver Hoxha në varrezat e Sharrës në kryeqytet, ku ai është vendosur pas zhvarrosjes nga “Varrezat e Dëshmorëve” ku qëndronte që në vitin e vdejkes, 1985.
Shqiptarja.com sjell pamjet ku një person, i cili deklaron se është një ish-i përndjekur politik i diktaturës shqiptare urinon mbi varrin e Hoxhës.
Xhirimet janë bërë më 16 Tetor ditë në të cilën shënohej dhe 106-vjetori i Enver Hoxhës, teksa ish-i përndjekuri ka zgjedhur këtë mënyrë për tu hakmarrë për çka ka ndodhur me të përgjatë viteve të komunizmit.

Figura e ish-diktatorit Enver Hoxha shkakton ende polemika në Shqipëri. Veteranët, ish-partizanët dhe një pjesë e politikës shqiptare, vlerësojnë kontributin e tij, ndërsa ish-të përndjekurit dhe një pjesë tjetër e politikës e dënojnë.
Sot për shumë të rinj, të cilët nuk kanë jetuar në kohën e Diktaturës, figura e Enver Hoxhës shihet pa emocione, thjesht si një personazh për t’u studiuar në histori, ndërsa për shumë të huaj edhe si një pjesë interesante për turizëm.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO