Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i ekipit të Partizanit.

Lajmi për largimin e trajnerit Duro është bërë publik ditën e sotme.

Mësohet se Duro dhe ekipi i tij nuk kanë rënë dakord për kushtet financiare, çfarë mund të ketë shkaktuar pakënqësi dhe largimin e tij.
 
Vitin e kaluar Duro nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Partizanit në detyrën e trajnerit të kësaj skuadre.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)