I pandehur për fshehje pasurie, gjykata pranon kërkesën e Ardian Hajdarit, do merren në pyetje 67 dëshmitarë

I pandehur për fshehje pasurie, gjykata pranon kërkesën e Ardian Hajdarit, do merren në pyetje 67 dëshmitarë

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e Ardian Hajdarit për të pyetur 67 persona në cilësinë e dëshmitarëve, për të cilët pretendon se u ka ofruar ndihmë juridike falas, por fillimisht u refuzua nga ana e prokurores së SPAK, Dorina Bejko. Ndërkohë, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari, për përjashtimin e gjyqtares Atalanta Zeqiri.

Prokuroria kërkoi të rrëzohen provat shkresore të dërguara nga Hajdari, por Gjykata vendosi të pranojë disa prej tyre duke përjashtuar artikujt e mediave online. Deklaratat me të cilat Hajdari pretendon se ka mbrojtur klientë falas, prokuroria pretendon se ka ndodhur pasi është marrë i pandehur.

Hajdari kërkoi të pyeten 67 dëshmitarë që vërtetojnë sipas tij, se iu ka afruar ndihmesë ligjore falas, kërkesë të cilën togat e zeza e pranuan ndërsa më datë 24 nëntor nis me pyetjen e 5 të parëve.  Ardian Hajdari akuzohet për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “fshehje e të ardhurave”.

Hajdari kishte kërkuar përjashtimin e kryesueses së seancës, Atalanta Zeqiraj, me pretednimin se kishte konstatuar faktin se gjyqtarja kishte miqësi me kallëzuesen e tij, ish-prokuroren Antoneta Sevdari. Ai u shpreh se ka frike se procesi ndaj tij nuk do të jetë i drejtë. Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare