I pandehur për lobimin rus në SHBA, Basha: S'më bëhet vonë fare! Asnjë hap pas

I pandehur për lobimin rus në SHBA, Basha: S'më bëhet vonë fare! Asnjë hap pas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të prokurorisë së Tiranës për ta marrë të pandehur së bashku me Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin me akuzën e falsifikimin dhe fshehjes së financimit.

Lideri demokrat akuzon se është kryeministri Edi Rama që ka vendosur të hapë hetime kundër tij, 'me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike'. Megjithatë, Basha thotë se 'Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik'. Ai shprehet i vendosur për vijimin e aksionit opozitar pa bërë asnjë hap pas, ndërsa shton se sot shqiptarët 'e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet'.

Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Shqiptarja.com ka siguruar shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës
Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike.

Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!

Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun.

Këto metoda alla Putin dhe Maduro, për t’u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij. Edhe fundin e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës.

Shqiptarët tani po shohin fytyrën e vërtetë të prokurorisë politike të Edi Ramës: institucioni që ndihmon dhe mbron Edi Ramën, Olsi Ramën, Linda Ramën, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Arben Ahmetajn, Qazim Sejdinin, Jurgis Çyrben, Ilir Ndraxhin, Elvis Roshin, Pjerin Ndreun dhe kriminelët e tjerë, që mbron qeveritarët e korruptuar deri në palcë, punon vetëm për të luftuar kundërshtarët politikë të regjimit dhe qytetarët që ngrenë zërin kundër tij.

Sot, shqiptarët e kuptojnë se sa të pambrojtur janë para krimit që është në pushtet: ka një prokurori të mbushur me prokurorë politikë dhe të korruptuar, nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, ndërkohë që Kuvendi gjytyrym është i mbushur me politikanë të kriminalizuar ose përfaqësues direkt të krimit.

Ky është sistemi i kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni që ne duhet të shembim! Asnjë hap pas nga beteja jonë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe për Shqipërinë si Europa!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhuli: 17/06/2019 13:27

    Luli qe sot e tutje do ket drejtsi,esht fillimi,ke rrug per te bo,jo rrugen e kombit,rrugen e drejtsis,bjerini pa meshir deri sa te futet mren o gnykates

    Përgjigju
  • ehuuuu: 14/06/2019 10:21

    ne jemi kundra imperialisimit anglo amerikan. nuk ka force imperialiste qe te caje bashkimin e popullit qe te mbroje lulin. ne edhe bar do ham vetem e vetem qe te mbrojme me jetet tona liderin historik.

    Përgjigju
  • Populli: 14/06/2019 09:39

    Asnji siper ligjit burg ti burg dako e kushdo qe shkel ligjin

    Përgjigju
  • Koli: 14/06/2019 09:38

    Kam nje propozim per tu bere te huajve qe bejne ligjin me ne Shqiptaret. Keta politikane hajdute ti propozohet : ose te ikin pa lene gjurem nga Shqiperia , ose te vene ne gjykate dhe te provojne qe jane te pa fajshem. Nuk vazhdohet me keshtu. Duhet te paguajne per ato qe kane bere.

    Përgjigju
  • emigranti: 13/06/2019 20:13

    Thuaju Lul hajduti, vrasesi,krimineli se perse te pyeten ne prokurorine Belge,kush ti dha informacionet per levizjet e makinave te ngarkuara me euro.Po hetohesh dhe do akuzohesh bir bush... per trecerekun e kodit penal shqiptar.Te kene durim shqiptaret dhe pak kohe dhe do te kuptojne se ngele rrugeve me ata idiotat qe i genjen me 50 euro jo per hallet e tyre por per hallin tend sepse laku po i ngushtohet dita-dites

    Përgjigju
  • Prokurori: 13/06/2019 19:28

    Lulush po te vjen fundi sado te perdridhesh litari po shtrengohet...tik tak tik tak......

    Përgjigju
  • Emiljano: 13/06/2019 19:19

    ik i lini shqiptarët të qetë... Largohu nga ky vend ti saliu meta edhe 500 plehra qe vijnë pas jush... Nëse edhe rama duhet të largohet të largohet e lini këtë popull rehat

    Përgjigju
  • Trimi lulzim: 13/06/2019 18:56

    O shkerdh*t bur!!! I ben vet dhe kerkon tja faturosh te tjerve. Dije mir, se koken do hani ti dhe horrat e tu qe te vine nga mbrapa. Ptuuu, Rrac miu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja