Basha në hetim për lobimin rus në SHBA, më 17 qershor prokuroria do e njohë me akuzën...si i pandehur! (DOKUMENTI)

TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Lideri opozitar së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, por edhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Kryedemokratit i është dërguar ditën e djeshme një fletë-thirrje për t'u paraqitur ditën e hënë në prokurorinë e Tiranës ku do i komunikohet edhe zyrtarisht akuza.

Shqiptarja.com ka siguruar shkresën e firmosur nga prokurorët e çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj, ku theksohet se nëse Basha nuk paraqitet ditën e hënë në orën 09:30 në prokurori do të bëhet shoqërimi i detyrueshëm. Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosive nga SHBA. Lulzim Basha dëshmoi në 25 mars në prokurorinë e Tiranës për rreth një orë për lobimin në SHBA (lexo ketu). Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga "Biniatta Trade". Por kush është kjo shoqëri?  “Biniatta Trade LP” rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belize, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si “parajsë fiskale”. “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: “Asverro Corp” dhe “Liminez Commerce”. Pronarët e vërtetë që qëndrojnë pas “Biniatta Trade LP” janë Victoria Valkovskaya dhe Natasha Radysheva, që të dyja shtetase ruse (lexo ketu)

Fletë-thirrja e prokurorisë së Tiranës

Ja sa vite burg rrezikon Lulzim Basha
Por sa vite burg rrezikon kryedemokrati Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD nëse provohen akuzat për falsifikim dhe fshehje të financimeve ndaj tyre? Neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg. Ndërkohë Neni 287/ç në kodin penal ka të bëjë me pastrimin e parave. Kryerja e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet nga pesë deri në 10 vite burg.

Historia e lobimit te PD-se ne SHBA
Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.

Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD.

Formulari i dorezuar nga PD-ja ne KQZ


Formulari i dorezuar nga PD-ja ne KQZ per burimin e financimin ne fushaten e zgjedhjeve te 2017/ Mungojne 650 mije dollaret e lobimit ne SHBA

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anna Kamp: 14/06/2019 13:09

    Për fat të keq shqiptarët nuk janë nga ata burra që bëjnë drejtësi. ShBA dhe BE, këtyre as që ju çahet b..tha për Shqipërinë dhe korrupsionin. Ky Basha, ishte i treti ne listë, çne ky tashti? Po Berisha me familie, Meta me grua, Mediu dhe shumë kriminelë të tjerë nga rradhët e politikës pse livadhisin akoma? Një gjë po ju them me keqardhje, asnjë krimineli të këtyre 30 vjetëve, përgjegjës për shkatërrimin e Shqipërisë, varfërimin dhe largimin e shqiptarëve nga vendi i tyre, nuk do tu bjerë gjemb në këmbë as sot e as në të ardhmen. Arsyeja është e thjeshtë, këta ndyrësira kanë blerë ishuj, vila, banka etj mbarë globit, largohen kur tu dojë qejfi dhe çojnë pleqëri të qetë.

    Përgjigju
  • Lexues: 14/06/2019 10:04

    Vetem nje injorant pret qe basha te perfundoje ne burg

    Përgjigju
  • Emigranti: 14/06/2019 00:33

    Do ju vij fundi te gjithve nje dite. Por rreziku i jone si popull na iken 30 vjete demokraci dhe se pam nje dite te mir per shkak politikes.

    Përgjigju
  • Drenova i naçuve: 13/06/2019 23:36

    Premtojme qe do e presim me ceremoni

    Përgjigju
  • Drejtesi: 13/06/2019 23:28

    I gjith populli duhet te bllokoj rinasin luli kerkon te largohet nga shqiperia vjedhurazi te kerkoj streh ,policia sduhet ta lejoj kete te largohet se i ka siell shum fatkeqesi shqiperis

    Përgjigju
  • Petrefi: 13/06/2019 23:09

    Bashke me Bashen merreni ate si ideatorin dhe organizatorin e trazirave nga opozita

    Përgjigju
  • Ops: 13/06/2019 22:04

    Hajde prokurori hajde.ketu vidhet nate dite , pastrohen leket e drroges ju na trregoni perralla, edhe sikur te jete e vertete

    Përgjigju
    • usa: 13/06/2019 23:21

      Esht amerika qe po e heton jo prokurort e tropojes.

  • Maks: 13/06/2019 21:51

    Ne guantanamo do vesh o klyshi saliut po vrave njeri ne 30 qershor

    Përgjigju
  • Thanasi: 13/06/2019 21:40

    Prandaj te ngjireshe zeri se e dije qe do vinin keto.

    Përgjigju
  • I biri i Zkes eshte pjerdh: 13/06/2019 21:18

    Pamvaresisht cfare thote me ze "bukuroshi" femerush i Zikes e i Xhele mekanikut eshte pjerdhur fare, pse e fillone me mua thote i pari eshte Birisha e i dyte Like floriri, kjo eshte e padrejte, eshte politike.

    Përgjigju
  • Luli i Saliut: 13/06/2019 20:24

    Do e shty me raporte mjeksore keni inat! Po nuk mora raport qe te henen mos me thencin Luli i familjes Isufi

    Përgjigju
  • Populli: 13/06/2019 19:47

    Kapeni plaseni Brenda kete halabak Kete hajdut Kete kriminel denim te perjetshem plehres

    Përgjigju
  • Lul: 13/06/2019 19:06

    Do jete politeke, se ska mundesi qe Lulja ta ket bere kete. Fain e ka Rama dhe qeveria e krimit, Luli eshte i pa fajshem. prandaj del dhe proteston i shkreti. Gjynah per lulen, po ja fusin..

    Përgjigju
  • Albania77: 13/06/2019 19:05

    Po tani zoti lulzim ç’fare emri do ti veme se te ngeli krimi ne goje. Ke per te malkuar diten qe le hollanden per saliun hahaha

    Përgjigju
  • Rovena Llallla Gashi: 13/06/2019 18:59

    Po si mor xhan e harruat Adriatik Llallen????????? Shty e shty hetimet... hajde milet hajde!

    Përgjigju
  • shoku: 13/06/2019 18:56

    Kjo ishte loja shahut e Rames, i dyti eshte Like floriri.Basha shume shpejt do te akuzohet dhe ne Skoci ne lidhje me kompanine fantazem qe ka hapur.

    Përgjigju
  • Trimi: 13/06/2019 18:52

    Ups

    Përgjigju
  • Rroku: 13/06/2019 18:24

    Prandaj po qante lulushi ne takimin me gazetaret per hair

    Përgjigju
  • Gjeneral gramafoni: 13/06/2019 18:16

    Plasi ne Kucove. E terheqsh kemben zvarr dhe per te tjeret Lulush. Prandaj deshe ti vije zjarrin Shqiperise se te paska vajtur ndonje fjale ne vesh. Po tu qep Amerika Lulush dhe vrima e miut nuk eshte aq e vogel qe te fshihesh.

    Përgjigju
  • Besi: 13/06/2019 18:03

    Basha eshte hajduti me i madh gjithe pasurine e la e shoqja me nenshtetesi hollandezi qe se kontrollon njeri ketu vjehrri dhe vjehrra e tij kane punuar te Firma Vefa ne nmenagjimin e lekeve vjhra mbesa e alimuces kane vjell gjithe parate e popullit ne burg te futet hajduti

    Përgjigju
  • usa: 13/06/2019 18:02

    Krimi krimi droga droga, dhe ne te njejten koh ky perzihet ne pazare anti kombetare, anti evropjane anti amerikane dhe anti perendimore.

    Përgjigju
  • Juristi: 13/06/2019 18:00

    Dhe perderisa akuzohen per Nenin 190 ne lidhje me nje veper penale qe eshte ekzekutuar dhe ne SHBA, atehere hetimet jane kryer dhe nga US Secret Service. Po kaloi nga rruga Elbasanit, e arrestojne ne vend agjentet residente amerikane te ambasades.

    Përgjigju
  • Arbër: 13/06/2019 17:47

    Hëmmmmmm lulush....

    Përgjigju
  • Hajduti i Bagdadit: 13/06/2019 17:39

    Pas Lulaqit ti vihen prangat te gjitheve qe burgu i Recit te mbushet me hajdutet qe nga Ilir Meta Monika Kryemadhi Sali Berisha qe te jene ata te paret ku te zbatohet ligji Bis 41

    Përgjigju
  • Juristi: 13/06/2019 17:32

    Ore jo vetem per te deshmuar, por per te komunikuar akuzen si i pandehur per veprat penale: kryerje e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave (neni 287/ç) dhe, Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre (neni 190/3). Vepra qe denohen nga 8-17 vjet burg!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë