I paralizuar prej dy javësh për shkak të një hernie diskale të kalcifikuar, mjekët e QSUT realizojnë ndërhyrjen e vështirë prej 7 orësh te 58-vjeçari
Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Artid Lame
Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë kanë realizuar me sukses një ndërhyrje të vështirë prej 7 orësh te një 58-vjeçar.
Pacienti prej dy javësh ishte paralizuar për shkak të një hernie diskale torakale të kalcifikuar.
Pas angazhimit të ekipit mjekësor 58 vjeçari sot është në gjendje të ecë dhe ka rifituar të gjitha funksionet autonome.
Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Artid Lame thotë se pacienti vetëm pak orë pas ndërhyjes së vështirë filloi që të lëvizte.
“Bëhet fjalë për një pacient 58-vjeçar fizikisht të shëndetshëm, i cili në mesin e dhjetorit pas një pune fizike të zakonshme, ndjeu një dhimbje të fortë në shpinë dhe dhimbje të këmbëve. Pasi bëri rezonacën dhe skaner u pa që kemi të bëjmë me një gjë jo zakonshme, hernie diskale torakale të kalcifikuar që e bën të vështirtë heqjen.
Pasi pamë pacientin e gjykuam të udhës që të konsultohej kirurgun torakal, doktor Ilir Skënduli, vendosëm të bëjmë një kirurgji multidisiplinare. Kemi kryer një operacion rreth 6-7 orë. Kur sheh pacientin të kënaqur lodhja harrohet. Ajo që na bëri të krenohemi për punën tonë ishte se të nesërmen në mëngjes pacienti lëvizte shumë mirë këmbën e majtë, është në gjendje të eci vetë. Megjithatë do të përmirësohet deri në 6 muaj”, tha Artid Lame, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë.
Operacioni u krye nga Prof. Artur Xhumari, Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, Prof. Asc. Artid Lame, Dr. Ilir Skënduli, Dr. Maren Ruka. Anestezist Dr. Myfit Saraci dhe instrumentare Manjola Pjetri, Gena Hazizolli, Anxhela Gjona.
Video u shpërnda nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.3%
-
Pak
82.4%
-
Nuk e di
10.3%
Vota total: 466
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama: Një linjë e vetme për të gjitha urgjencat! Histori turpi që u kthye në sukses, pavarësisht baltës politike e mediatike si rasti i Pogradecit
21 Mars, 14:39
-
Vëllai 3-vjeçar humbi jetën nga helmimi! Pas 10 ditësh në terapi intensive, 7-vjeçarja kalon rrezikun për jetën! Kthehet në shtëpi
6 Mars, 10:51
-
Lindi me membranë në zemër shërohet bebja 2 muaj e gjysmë! Kardiologu: Rast unik, vogëlushi i mbijetoi 10 arresteve kardiake
5 Mars, 14:03
-
Motër e vëlla dyshohet se u helmuan me pesticide! 7-vjeçarja rëndë në QSUT, Prokuroria heton mjekët për neglizhencë por dhe veprimet e prindërve
25 Shkurt, 15:22
-
Misteri me humbjen e jetës së 3-vjeçarit në Shkodër, mjekja Dollenberg: Edhe një grip bëhet i rrezikshëm për fëmijët që nuk kanë anti-trupa
25 Shkurt, 14:43
-
QSUT tha se vdiq nga miokardi akut, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit nga Maliqi! Do t’i nënshtrohet autopsisë! Familjarët dyshime për neglizhencë
25 Shkurt, 10:37
-
Misteri në Shkodër/ Ndërron jetë 3-vjeçari, në gjendje të rëndë motra 7 vjeç! Dyshohet helmim, por spitali nuk ka laborator toksikologjik
24 Shkurt, 16:19
-
Inaugurimi i Pediatrisë së Përgjithshme, Rama: Pagat e mjekëve do vijojnë të rriten! Buxhet rekord për shëndetësinë deri 1 mld euro
21 Shkurt, 14:27
-
Mbetje të rrezikshme në QSUT jashtë kushteve të sigurisë, nis hetimi për dy punonjëse
19 Shkurt, 15:16
-
Laç/ Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti, dezinfektohet godina! I vogli dërgohet në QSUT (FOTOT)
14 Shkurt, 14:52
-
Rikonstruktohet Pediatria e Specialiteteve në QSUT, hap dyert për pak ditë
14 Shkurt, 12:33
-
Vdekja e 12-vjeçarit Leo Sadiku, Prokuroria e Korçës shpall moskompetencë, ngjarja ndodhi në QSUT, dosja i kalon prokurorisë së Tiranës
13 Shkurt, 16:54