I pari në skenë do të ngjitet Luizi! Elvana Gjata zbulon artistët që do të performojnë në koncertin e saj në ‘Air Albania’

I pari në skenë do të ngjitet Luizi! Elvana Gjata zbulon artistët që do të performojnë në koncertin e saj në ‘Air Albania’

Elvana Gjata

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka zbuluar artistët që do të jenë të ftuar për të performuar në koncertin e saj që do të mbahet në datë 22 qershor në stadiumin Air Albania.

Për Elvana Gjatën 22 qershori nuk do të jetë thjesht një datë apo thjesht një ditë por një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada.

E për të vulosur suksesin e këtij koncerti, këngëtarja ka përzgjedhur yjet e muzikës shqiptarë për të performuar në koncertin madhështor që kurorëzon karrierës e artistes shumë të dashur për publikun.

Për të dhuruar një super atmosferë, Luiz Ejlli, Semi Jaupaj dhe Ardit Çuni do të do të performojnë në nisje të koncertit madhështor.

Më pas në skenë do të ngjiten disa nga zërat më të mirë në vend, mes të cilëve edhe motra e këngëtares, Migena Gjata. Ata do të jenë Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

Vetë artistja krahas videos që postoi në rrjetin e saj social Instagram njoftoi pjesëmarrjen e artistëve.

Elvana do të interpretojë hitet e saj ndër vite në një organizim gjigant, të parin për të këtij kalibri në stadiumin “Air Albania”.

1/2
M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joni: 15/06/2023 22:38

    po aleksia do vij ta shoh dashnorin te kendoj o sa bukur pa shikoje top listen hec tek shtepia tani merre valixhen

    Përgjigju
    • eliona: 22/06/2023 23:16

      hahahahahahaahhaah kam degju lart e poshte neper tiron qe ata te dy shkojne bashke

  • Bim: 15/06/2023 16:26

    i ftuari i nderit Ervis Martinaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor