I penduar piloti 32-vjeçar flet për krimin makabër pas qelisë së errët: Po të kisha mundësi të ktheja kohës pas do e bëja, Carolinen do e dua përgjithmonë

I penduar piloti 32-vjeçar flet për krimin makabër pas qelisë së errët: Po të kisha mundësi të ktheja kohës pas do e bëja, Carolinen do e dua përgjithmonë

 “Carolinen do e dua përgjithmonë”, ishin këto fjalët e pilotit 32-vjeçar i cili me duart e tij i mori frymën dashurisë, pranë frytit të saj, vajzës së tyre të vogël atë mëngjes të mallkuar që nëna e re nuk do të zgjohej më kurrë.

Mbrapa qelisë së errët Charalambos ka shprehur pendesë për krimin makabër që kreu, duke thënë se nëse do të kishte mundësinë të kthente kohën pas do e bënte, për të mos shkatërruar jetën e Carolines, vajzës së tyre dhe të tijen.

“Do doja të kisha mundësin të ktheja kohën pas dhe të ndryshoja gjithçka. Do të doja të mos kisha shkatërruar jetët tona, të Carolines, të vajzës sonë të vogël dhe timen”, tha Charalambos.

I pyetur se si mund të përqafonte nënën tragjike të Carolines pas asaj që i kishte bërë, ai tha se e ndjente dhimbjen e saj dhe ndihej i penduar.

Ai shtoi se Carolinën do e donte përgjithmonë.

“E përqafova sepse isha penduar. Ndjeja dhimbjen e saj. Gjithmonë e kam dashur vjehrrën time dhe do të dua përgjithmonë Carolinen”, tha ai. 


Lajmi kryesor:

‘E vrava pasi debatuam’, piloti gënjen sërish policinë helene, ekspertiza mjekësore: Vajza e re 20-vjeçare është mbytur në gjumë, nuk pati mundësi as të “luftonte” për jetën e saj


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës