TIRANE- Kristi Pine, i konsideruar si bashkëpuntor i prokurorisë për disa vrasje dhe tentative vrasjesh, rezulton të jetë dënuar nga gjykata e Elbasanit me 3.4 vite burg për akuzën e “Vjedhjes me dhunë”, i penduari Pine në gusht të 2012 ka vjedhur me dhunë shokun e tij të lagjes Armald Myftarago, i cili sapo ishte kthyer nga Italia.

Vjedhja është kryer duke përdorur shokun e tij Arjon Çepa, i cili nën presionin e pistoletës ka detyruar të sapokthyerin nga Italia, t’u dorëzojë varësen prej floriri dhe portofolin me 300 mijë lek të vjetra që kishte me vete. Sipas akuzës gjithçka ka qenë një kurth.