“I përdorën emrin për interesa”, e dashura e Izet Haxhisë mesazh “miqve” fals: I kthyen shpinën

“I përdorën emrin për interesa”, e dashura e Izet Haxhisë mesazh “miqve” fals: I kthyen shpinën

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishes

E dashura e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë, Franca, në një status të gjatë në Facebook, shpjegon situatën ku ndodhet tashmë Haxhia pas ekstradimit në Shqipëri.

Ajo shkruan se Haxhia është i zhgënjyer dhe i izoluar ndërkohë që emri i tij po përdoret nga të tjerët për interesat e tyre.

Sipas saj, Haxhia ndodhet i vetëm në kauzën e tij për pafajësi, dhe ata që e quajnë veten miq të tij në publik, në realitet i kanë kthyer shpinën.

Statusi i plotë i të dashurës së Izet Haxhisë në Facebook:

Pershendetje te gjitheve!
Po shkruaj disa fjale me insistim te Izetit,duke pare qe emri i tij eshte perdorur e perfolur ne disa raste qe s ka qene as ne dobine e tij, as ne dobi te kauzes qe Izeti mbron dhe qe do t i shkoje deri ne fund! 
I vetem!! 
Sepse , ndersa ne fb e ne media, shume hiqen sikur jane te interesuar e te bashkangjitur solidarisht me fatin dhe luften e Izetit, ne realitet, eshte komplet e kunderta! 
Izeti eshte vetem!!!!
I izoluar totalisht,dhe me shume se i zhgenjyer nga realiteti shqiptar, ku paraja eshte bere nene e babe e fé, per shume nga ata "idealiste" qe duke qene ne Tirane, ose ne Shqiperi, as nuk e moren mundimin te shkojne te shohin mikun dhe vellain e tyre. Pervec fillimit, pak here.. 
Sepse kujtonin se Izeti ishte milioner dhe duhet t i paguante vete edhe ca domate apo limona qe i sillnin nga jashte, meqe ai per shkak rreziku helmimi, nuk mund t i porosise ne burg!! 
Izeti nuk ka kerkuar ndihmen e absolutisht asnje njeriu, qofte mik a vella a familjar! Por, duke pare qe shoke nga Turqia bene me km rruge per t a takuar ne burg,duke pare qe ata miq te vertete qe e ndihmuan dhe po e ndihmojne nuk jane fare publike, por ruajne me fisnikeri anonimatin ne berjen e te mires, ne dhenien e dores nje miku, pa reklama, pa tellalle, i duket me vend tregimi i realitetit! 
Ne Shqiperi, njerez te nje gjaku e shoke, i kane kthyer shpinen, i kane perdorur emrin dhe shume here, genjejne fare hapur, duke permendur gjithe ate investim e kohe e mund e djerse qe kàne derdhur per Izetin! Kushdo qe ka dashur t a perkrahe dhe t. a mbeshtese, e ka patur rrugen e hapur per t. a takuar, a per t u mobilizuar realisht dhe me fakte te verteta e jo genjeshtra, ne mbrshtetje te tij! Nje grusht i vogel ka qene, dhe ata jàne te falenderuar perjete! 
Sepse ne keto kohe te veshtira, duket burri, duket gjaku, duket besa dhe nderi i gjithkujt!
Izeti me kerkoi me vendosmeri qe t ju a thoja keto, pasi ne jemi edhe shoke te ngushte, pervecse duhemi pafund! Pasi, une jam e vetmja qe di gjithcka realisht dhe qe jam ne kontakt te perditshem me te! E di kur nuk kishte as uje per te pire, sepse askush nuk po shkonte t a takonte me jave e me jave... Pra, kushdo qe thote te kunderten, genjen pafytyresisht!
Izeti do jape se shpejti nje interviste ne nje televizion, por gazetaret s po marrin dot leje nga prokurori, meqe akoma nuk eshte vendosur se kush do jete prokurori... Megjithate, pune javesh do jete..
Ai eshte teresisht i pergatitur dhe i vendosur per te thene te vertetat e tij para kujtdo qofte, qofte gjykatesi edhe vete Sali Berisha! Dhe nuk ka nevoje per trumpeta e reklama, sepse di fare paster e qarte te mbroje vetveten dhe te perplase pa asnje medyshje te verteten, ne fytyren e kujtdo qofte, i majte. a i djathte! Ata qe perdorin emrin e tij , si luftetare te se njejtes kauze, jane vetem perfitues a shpresues perfitimi! Te vertetet, jane heronj te heshtur, dhe qe s bejne asgje per t u dukur! 
Ne duhemi me shume se kurre, jemi bashke me shume se kurre, dhe une jam zeri dhe fjala e tij, sa here te me kerkoje te publikoj dicka, duke marre parasysh edhe sulme personale ndaj meje! Nuk ju a kam as friken, as ndrojtjen! 
Edhe me jete do t. a mbroja, nese do te ishte e nevojshme, jo me me ca statuse fb e perplasje me njerez te vdekshem e normale, sikurse une...Askush s do me mbylle gojen, nqs deshira, e mira e Izetit dhe e jetes se tij, eshte ne loje!!
Sot e pergjithmone!
Eshte nje shprehje nga nje shkrimtar qe e dua shume, e cila thote:
" Dhe kur gjithçka te mbaroje, ne mendje nuk do na mbeten fjalet e armiqve tane, por heshtja e miqve tane.."
Rishkruhemi se shpejti...
Plot te mira!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 19/08/2018 13:35

    Jam ne pritje mezi te intervistes qe do t'e jape Izeti. Kam nevoje t'a shoh e degjoj drejtperdrejt;pa ndermjetes.

    Përgjigju
  • Pjerin: 18/08/2018 18:28

    HAXHIA po Ben PLAZH , NE burgun me 5 yje te BAFTJAR ZEQOS ,ISH KRYEBASHKIAKU I FIERIT ?? LUM SI KETA QE PO JETOJNE SI MBRETER ME TAXAT TONA .SA PRESIDENTA TE FEDERATES SE FUTBOLLIT KEMI VEC ARMANDO DUKES ? PO VEC ILIR METES .? PO KRYE MUNISTRA VEC RAMES GRAMOZ RUCIT FATOS NANOS KEMI ??DO BEHET MONIKA KRYEMINISTRE ?? KUR TE QETHEN VICAT .??

    Përgjigju
  • sapa: 18/08/2018 18:13

    Nganjehere kam bindjen se eshte e dashur virtuale.Nje dite te bukur do zhduket ashtu sic ka ardhur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?