Gjergji Kohila, ish-shefi i krimit kundër narkotikëve në Vlorë i akuzuar si i përfshirë në trafik droge është vetëdorëzuar pas 4 vitesh në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dy orë më parë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vetëdorëzimi i Kohilës është bërë në prani të avokatit të tij.
Gjergji Kohila është një prej zyrtarëve të policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi urdhër-arresti në 2017, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. GJKKO e ka dënuar me 12 vite burg Kohilën ndërsa ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar ku i takon të bëjë 8 vite burg.
Zyrtari i policisë ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish-zyrtari i policisë akuzohej për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Komente












Une nuk e kuptoj pse duhet ti ngelet ne 8 vjet denimi ketij. U be gjykim i shkurter? Ok,por duhet marre parasysh qe ky ishte ne arrati me deshiren e tij qe nga 2017-ta!!!, pse nuk i paraqit we atehere? Ç'fare ndryshon tani me denimin e tij?.Duhet vene dore kesa pune se te gjitha ja mbathin me shprese te ulet nje çike vemendja,e joo,Llala ishte ne arrati? Ti shtohet denimi,ky ish shefi ishte ne arrati? Ti shtohet denimi,e te tjere me radhe.Per mua ligjet duhet te jene te qarta dhe denimet duhet te shlyen kokerr me kokerr, qe te vene mend te tjeret,e atje ku duhet te shtohen ne menyre ligjore,e ne qofte se legjislacioni nuk eshte komplet te kompletohet, per ndryshe nuk kemi per te dale nga ky batak asnjehere.
PërgjigjuAs une nuk e kuptoj kete. Ne vend qe te denohen me shume keta qe arratisen, duket sikur ndihmohen me shume.
Kaq te veshtire e ka shteti ti kape keta kriminele. 4 vjet ne kerkim
PërgjigjuEnde duhen prova per Saimir Tahirin qe ta denojne si bashkepuntor ne trafikun e droges? Rastesi kusheri me Habilajt, Rastesi qe Audi A8 e perdornin dhe ata dhe ish ministri, rastesi qe skafin e prishur re ish ministrit e mori nga corfuzi Moisi Habilaj, Rastesi qe bashkeshortja dhe Babsi i ish ministrit udhetojne 2 here per Rome me Habilajt, Rastesi qe ish Shefi i Antidroges ne Vlore tek Habilajt i denuar tashme per trafik, Rastesi qe ish Drejtiri i Policise ne Vlore tek Habilajt eshte nen masen arest me burg per trafik nderkombetwr droge. Rastesi qe shumica e shefave nga tepelena te akuzuar, denuar dhe ne kerkim per trafik droge. Te behemi serioze, ti themi te bardhes se bardhe dhe te zezes se zeze. Saimir Tahiri eshte Kreu i kesaj bande!
PërgjigjuOre, po si mund te konsiderohet prove trafikimi se nje person udhetoi me makinen e ministrit se po na cudisni. Po perfshirjen e bodigardeve pse e permend si prove? Si mund te fusesh ne burg nje person sepse bodigardet e tij shkelin ligjin? Cfare jane keto idiotesi? Ashtu edhe patentat e skafit ne makine s’jane prove, por indicje. Prove do ishte pergjim audio me zerin e Tahirit ku jepej ndonje urdher ose ku permenden detaje per trafikimin. Me indicje nuk e fut dot ne burg! Pajtohem me ju qe indicjet me bejn personalisht te mendoj se ai ishte i perfshire. Por po te isha gjykates nuk do mund t’a denoja bazuar ne indicje, pavaresisht se cfare besoj une.
Jane shume rastesi qe nuk mund ti quash me koincidence apo indicie apo jo???865 mije euro sebashku me dy patentat e skafit te gjetura ne makinen e trafikantit Armand Lilo dhe me shofer Orest Soten nuk janr prove? Levizjet jashte shqiperise me makina ne pronesi te ministrise se brendeshme nga Orest Sota nuk jane prove? Duhen te tjera "rastesi" dhe prova? Perfshirja e dy Truprojave ne ne mbjellje dhe trafik nderkombetar droge nuk eshte prove? Epo foto te Tahirit duke ngarkuar vete hashash nuk kemi. Se dhe vetem kjo mungonte hahahaha
Kupto diferencen midis indicjes dhe proves. Nuk mund te denohet se kusheriri perdori makinen apo beri xhiro me skafin e tij, apo se udhetuan se bashku. Se pastaj duhen futur ne burg te gjithe ata qe jane shoqeruar me kriminelet.
Hahahahah rastesi qe komentuam edhe ne te dy... Hahahahah Po edhe word me qen me gjithe keta qe kemi degjuar saga vazhdon me tahirin... Prit prit kur te marri pafajesine e demshperblim do jet kulmi...