Ambasadorit britanik Duncan Norman i përfundon misioni diplomatik në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë diplomatin amerikan, të cilin e ka falenderuar për angazhimin e tij dhe përkushtimin për të avancuar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes vendeve tona.

'Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. E falenderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona.

Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë.'- shkruan Meta.