I përhapur në pjesën më të madhe të rasteve me COVID në SHBA, nënvarianti i Omicron 'zbarkon' në Greqi

I përhapur në pjesën më të madhe të rasteve me COVID në SHBA, nënvarianti i Omicron 'zbarkon' në Greqi

Foto ilustruese

Nënvarianti Omicron, XBB 1.5, i njohur si "Kraken", u zbulua për herë të parë në Greqi, me gjashtë raste të regjistruara në Atikë.  Katër raste janë zbuluar zonën veriore dhe dy në atë perëndimore të Atikës.

Nënvarianti filloi të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar ajo përbënte 27.6% të rasteve të COVID-19 në SHBA, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ky lloj varianti është veçanërisht i përhapur në rajonet verilindore, ku përbën më shumë se 70% të rasteve të infeksionit.

Vihet re se në dhjetor 2022 nënvarianti i ri XBB.1.5 ishte përgjegjës për vetëm 1% të rasteve të COVID-19 në SHBA. Sa i përket Evropës, nënvarianti është identifikuar në të paktën 15 vende. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH) ka lëshuar një vlerësim të shkurtër të rrezikut për nënvariantin e ri Omicron, në të cilin vlerëson se është më ngjitës dhe përhapet më shpejt se ato të mëparshmet, por nuk është më e rrezikshme.

Ai thotë se ndërsa HBV.1.5 ka rezistencë më të madhe ndaj antitrupave, nuk ka mutacione të njohura që shkaktojnë simptoma më të rënda sesa variantet nënvariantet e tjera.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?