Pas kaosit në Kuvend për 'McGonigal', Berisha përgëzon deputetët: Të bllokojmë çdo seancë! Kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor, Luan Baçi firmos 2 herë

Sali Berisha, në mungesë për të qenë vetë i pranishëm në seancën plenare, pasi u përjashtua me 10 ditë se bashku me 4 deputetë të tjerë të opozitës, ka përgëzuar veprimet e deputetëve sot në Kuvend të cilët krijuan kaos dhe rrëmujë, duke bllokuar foltoren.

Nga selia blu, ku mblodhi grupin e tij parlamentar, Sali Berisha u zotua se nuk e lëshon parlamentin, e paralajmëroi se nuk mund të ketë në mënyrë absolute, asnjë minutë punë normale përveçse debatit, mocionit me debat ndaj Edi Ramës.

‘Ky është si parlament, dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në parlament.’- tha Berisha.

Nga ana tjetër çështja e McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama kanë bashkuar pjesërisht dy kampet e Partisë Demokratike. Me firmën e 42 deputetëve, ku Luan Baci kishte firmosur dy herë, opozita ka kërkuar ngritjen e një komision hetimor që do të verifikojë kontaktet dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.

Komisioni hetimor do të verifikojë edhe “nxitjen, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, ryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

Në një seancë të tensionuar dhe mes debateve të ashpra, ku deputetët e Rithemelimit bllokuan foltoren, Kuvendi rrëzoi kërkesën e tyre për të zhvilluar një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e ish agjentit të FBI Charles McGonigal. Nga ana tjetër, edhe interpelanca e kërkuar nga grupi i Alibeajt ka gjasa të mos zhvillohet, pasi Edi Rama ia ka deleguar Spiropalit, dhe Bardhi nuk e pranon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
PD kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor për kontaktet e Ramës me McGoningal! Luan Baçi firmos dy herë

Çështja e McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama kanë bashkuar pjesërisht dy kampet e Partisë Demokratike. Me firmën e 42 deputetëve, ku Luan Baci kishte firmosur dy herë, opozita ka kërkuar ngritjen e një komision hetimor që do të verifikojë kontaktet dhe marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles Mcgonigal.

Komisioni hetimor do të verifikojë edhe “nxitjen, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

Ora 14:28
Berisha: Do bëjmë protestë se vetëm kështu e rrëzojmë Ramën! Ditët e tij janë të numëruara 

1675343513_Screenshot1.jpg

Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se me anë të protestës do rrëzojnë Edi Ramën.

“Kemi thirrur në datë 11 protestën më të madhe për rrëzimin e Ramës nga pushteti. Ai nuk njeh dorëheqje, ai s’njeh gjë tjetër veç frikës. Ju duhet të dëshmoni, ose dorëheqjen ose do përballet me probleme madhore. Mos t’ja zgjasë ditën vetes, mos të përdorë Linditën e parlamentit për veprime antikushtetuese. Çdo orë që kalon ai në qeverisje është orë turpi. S’mund të pranohet në krye të qeverisë. I një vendi anëtari të NATO-s që fut thikën më të rëndë, ndoshta më të rëndën në 30 vite. S’mund të pranohet asnjë ditë më shumë një njeri i tillë në qeverisje. Largimi i tij është emergjencë kombëtare, kam bindjen e thellë se orët e tij janë të numëruara.”- tha Berisha.

Ora 14:27
Berisha përgëzon deputetët që bllokuan seancën: Kuvendi s’mund të ketë asnjë minutë punë normale

Pas seancës me debate në Kuvend Sali Berisha ka mbledhur grupin e tij parlamentar në selinë blu, ndërsa ka përgëzuar deputetët për qëndrimin e tyre, duke bllokuar foltoren e Kuvendit.

‘Ju përshëndes për qendrimin e përgjegjshëm e të rëndësishëm në Parlament, por dhe të zotohem para qytetarëve shqiptarë, zgjedhësve se PD nuk e lëshon atë Parlament, do ta mbajë atë si tempull të zërit dhe interesave tuaja. Ajo çka ndodh dy ditë me radhë, dëshmon se mazhoranca e krimit, e drogës, apo kupola e krimit dhe drogës, grusht kriminelësh, të tipit Balla, Rama, Gjinuri etj. Kur nuk ngrihen dhe kur kryetari i tyre fshihet prej tyre, para shqiptarëve, fshihet nga të gjithë përveçse doli për aktin mafioz e kriminal të Portit të Durrësit, janë dëshmi se Parlamenti e Shqipëria kanë nevojë jetike këtë betejë për përmbysjen e Edi Ramës.

Rama sot politikisht është thjesht një kalbësirë, që nuk duhet në asnjë mënyrë të ketë vend në hapësirën e NATO si përfaqësues i popullit shqiptar. Akti i tij i korruptimit të një prej zyrtarëve më të fuqishëm përbën akt armiqësor, akt turpërimi për cdo shqiptar.

Do ishte në nderin e dinjitetin e mbarë shqitparëve që t’i japin duart një minutë e më parë që t’i çojnë mesazhin e duhur kombit të madh se një kryeministër demon i pushtetit, ti themi se shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë kryeministër. Rama nga zyra e tij ka dërguar informacion McGonigal për të hetuar lobistin e PD. Më 4 janar 2018 e 16 janar 2018 Neza ia ka dorëzuar tëngarkuarit të FBI nga Mc Gonigal, kurse Ducka ka cuar me fluturime të paguara dëshmitarët nga Tirana për të dëshmuar për Nick Muzin e këtë aferë.

Rama po përpiqet ta kalojë me një grip diplomatik, herë del e herë nuk del. Parlamenti nuk mund të ketë asnjë minutë punë normale përvec debatit, mocionit me debat ndaj Ramës. Ky është si Parlament dhe duhet të pregatitemi për rezistencë të fuqishme në Parlament. Ne nuk mund të pranojmë një kryetar qeverie, kryeministër si Edi Rama. Të vijë aty tja tregojmë fytyrën sic e ka para gjithë shqiptarëve. Të vijë aty e të hapim debatin për këtë aferë të tmerrshme ku gjer në vesh janë të zhytur Balla, Gjiknuri.’- tha Berisha.

 

 

Ora 14:06
Berisha mbledh grupin parlamentar, Boçi: Kemi mbledhur 45 firma, do kërkojmë ngritjen e Komisionit Hetimor për takimet e Ramës me zyrtarin e FBI

 

Deputeti demokrat Luçiano Boçi thotë se kanë mbledhur rreth 45 firma nga deputetët e PD-së për të kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Berishës, Boçi tha se nuk do ta ndalin aksionin e tij ndonëse Rama nuk shkoi në kuvend për të folur mbi çështjen e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

"Kanë refuzuar mocionin me debat sikurse kanë bërë javën e kaluar. Kanë refuzuar pjesëmarrjen në interpelancë, por aksioni ynë nuk përfundon këtu. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Janë mbledhur mbi 45 firma. Kreu i grupit të PS ka deklaruar që kërkesa do refuzohet ndërkohë që gjykata kushtetuese është shprehur qartë që ngritja s’mund të ndalohet nga Parlamentin", tha Boçi.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase