I pikëlluar në varrimin e babait/
Gascoigne “i fortë dhe esëll”

I pikëlluar në varrimin e babait/<br />Gascoigne “i fortë dhe esëll”<br>
Futbollisti me famë botërore Paul Gascoigne i dha përshëndetjen e fundit babait të tij sot gjatë funeralit në vendin e lindjes së legjendës së kombëtares angleze që ka luajtur edhe me Lazion në Itali.

Ish-mesfushori 50 vjeçar kishte veshje të errët dhe kollare dhe ndodhej me personave të tjerë pjesëmarrës në varrimin e babait të tij Paul, i cili vdiq në moshën 72 vjeçare nga kanceri.

Gascoigne udhëtoi nga shtëpia e tij në Bournemouth të Anglisë për në vendlindje në Gateshead për t’u qëndruar pranë familjarëve. Në varrim mori pjesë edhe ish-ylli i Njukasëllit Peter Beardsley dhe miku i vjëtër i “Gazës” Jimmy Gardner.

Pak pas vdekjes së babait, një person i afërt me Gascoigne tha se ish-lojtari i Njukasëll ishte i piëkëlluar por i fortë dhe esëll, duke patur parasysh luftën e tij të njohur me alkoolizmin.

[gallery]25625[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron