I prekur nga infeksioni që në mars/ Flet 27 vjeçari britanik: Jam ende i sëmurë nga sindroma post-Covid

I prekur nga infeksioni që në mars/ Flet 27 vjeçari britanik: Jam ende i sëmurë nga sindroma post-Covid

Kanë kaluar 182 ditë qëkurse zbuloi se ishte prekur nga infeksioni i Covid dhe tani

27-vjeçari Charlie Russell vendosi të tregojë përvojën e tij në faqet e britanikes The Guardian

Edhe pse tani ai ka dalë negative në testin e tamponit, ai ende nuk është shëruar. I ka akoma në trup efektet e koronavirusit dhe jeta e tij nuk ka asgjë të përbashkët me më parë

“Nuk vrapoj më 5 km si më parë, nuk shkoj në pub e nuk punoj dot. Por kryesorja është se nuk ndijem aspak mirë” – tregon 27 vjecari

“Sikur ta dija që Covid do të ishte kështu, do ta kisha marrë shumë më seriozisht që në mars. Por, sipas asaj që dëgjuam asokohe, duke qenë i ri në moshë nuk do të kasha pasoja të rënda”.

Tani Charlie ende vuan nga dhimbje gjoksi, dhimbje koke torturuese, marrje fryme, marramendje dhe lodhje. 

27-vjeçari është një nga shumë njerëz, në pjesën më të madhe të shëndetshëm para sëmundjes, të cilët vazhdojnë të kenë simptoma edhe pasi kalojnë Covid-19. 

Lodhje kronike, marrje fryme, vështirësi në përqendrim, probleme me kujtesën, simptoma gastrointestinale, erë dhe shije e ndryshuar, skuqje të lëkurës, rënie e flokëve: lista e sëmundjeve është e gjatë, ashtu si edhe ajo e pacientëve që ankohen për to.

Në artikullin kushtuar rastit të Charlie Russel, The Guardian jep edhe dëshminë e Charles Shepherd, këshilltar mjekësor i Shoqatës ME në mbështetje të personave me encefalomielit mialgjik (i njohur gjithashtu si "sindroma e lodhjes kronike"). 

"Ekziston rreziku që nëse sëmuren të rinjtë dhe nëse nuk i nënshtrohen shtrimit në spital, ata do ta gjejnë veten me sindromën e post-Covid. Kjo nuk do të ndodhë me shumicën e rasteve, por për një pakicë të konsiderueshme”.

The Guardian tregon se rreth 600,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar ankohen për simptoma afatgjata. Shkencëtari Shepherd thotë se “rreth 12% e të sëmurëve raportojnë simptoma afatgjata tek aplikacioni ‘Covid Tracker’.

“Një në 200 pacientë thonë se pasojat zgjasin më shumë se 90 ditë, - ”shkruan gazeta britanike.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale