I premtoi martesë, 35-vjeçari
shfrytëzon për prostitucion të renë

I premtoi martesë, por e trafikon dhe e shfrytëzon për prostitucion në Spanjë. 

Kjo është historia e 21-vjeçares nga Fieri, E.F, e cila ka kallëzuar në polici se P.M, 35-vjeç, duke e mashtruar për martesë e ka dërguar në Barcelonë ku sipas dëshmisë së saj, e ka detyruar të ushtrojë prostitucion për një vit me radhë. 

Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim tutorin 35-vjeçar nga Elbasani, i cili akuzohet për veprat penale "Trafikimi i personave të rritur dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit".  

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, shpallën në kërkim policor dhe po punojnë për kapjen e shtetasit P.M, 35 vjeç, banues në Elbasan.
 
Në datën 13.06.2017, në D.V.P Fier, shtetasja E.F, 21 vjeçe, banuese në Fier, ka bërë kallëzim se shtetasi P.M nëpërmjet mashtrimit për martesë e ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Barcelonës në Spanjë për një periudhë një vjeçare nga muaji Prill i vitit 2016 deri në muajin Mars të vitit 2017.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale "Trafikimi i personave të rritur dhe "Shfrytëzimi i prostitucionit" parashikuar nga Nenet 110/a e 114 të Kodit Penal.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq