BERAT-Dy persona u arrestuan, pasi në bashkëpunim me njeri- tjetrin mashtruan duke i premtuar fejesë një vajze, ndërsa më pas e trafikuan në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucioni.
Të arrestuarit janë; Flamur Dodoveci 62 vjeç banues në lagjen “Uznovë” dhe Emanuel Myrtaj 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.
Në Itali 29 vjeçarja, shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D.D, e cila ishte shpallur në kërkim dhe disa muaj më parë u arrestua në vendin fqinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal.
Komento