Një i ri me origjinë shqiptare është “arratisur” drejt Shqipërisë me shpresën se do të “harrohet” krimi makabër që kreu tre ditë më parë duke lënë të vdekur në rrugët e Selanikut një 19-vjeçar.

Ai është miku i 23-vjeçarit shqiptar të arrestuar nga policia greke, pasi shenjat e së cilit u gjetën në thikën me të cilën u qëllua për vdekje Alkis Kampanos dhe kamerat e sigurisë e kapën me armën e krimit në dorë.

Mediat greke raportojnë se një prej të dyshuarve kryesor për vrasjen e Alkis Kampanos është edhe 20-vjeçari shqiptar që është arratisur drejt vendit të tij të origjinës ditën e djeshme, por Policia e Sigurimit të Selanikut ka arritur ta identifikojë mesditën e djeshme. Ata kërkuan emrin e tij në bazën e të dhënave të EL.AS ata u befasuan kur zbuluan se ai kishte udhëtuar për në Shqipëri një natë më parë.

Policia greke ka nisur punën për kapjen e shqiptarit që u arratisë drejt Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë detaje të reja kanë dalë në “dritë” nga mjekët e spitalit ku mbërriti pa shenja jete 19-vjeçari dhe me plagë të rënda dy miqtë e tij, që u rrahën brutalisht.

“ishte një mrekulli që dy djemtë arritën t’i mbijetonin plagëve. Fatkeqësisht i treti, erdhi pa shenja jete në spital, ishte qëlluar brutalisht”, tha mjeku.

Kur dhe si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja e rëndë që tronditi vendin fqinj u regjistrua orët e para të mëngjesit të  2 shkurt, ku një djalë vetëm 19 vjeç humbi jetën nga dora e bashkëmoshatarëve të tij.

Ishte një grup djemsh vetëm disa orë pas ndeshjes Paok-Aris ata që vendosën t’i prinin fillin e jetë djalit të ri. Ata zbritën nga makinat me të cilat po udhëtonin dhe qëlluan me thikë dhe mjete të tjera 3 djemtë, njërin prej të cilëve e lanë pa jetë.

Ata menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes duke u futur sërish nëpër makina dhe duke i dhënë gaz.

Si u arrestua 23-vjeçari shqiptar?
Kanë qenë pikërisht targat e makinave që kanë ndihmuar policinë të gjënë gjurmët e kriminelit shqiptar.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar ishte pjesë e disa grupeve ekstremiste të djathta në Greqi, të cilët konfliktoheshin vazhdimisht me grupe të tjera tifozësh duke përdorur edhe thike dhe armë të tjera të ftohta gjatë sulmeve.

23-vjeçari shqiptar i arrestuar