I preu kokën Ajshes, 80-vjeçari:
E vrava se s'donte të abortonte

DURRES - Zbardhet ngjarja tragjike e 11 tetorit ku Ajshe Vata, 11 javëshe shtatzënë u gjet e vrarë 500 metra larg banesës së saj me kokën e prerë. Autori i kësaj masakre është arrestuar nga policia e Durrësit, dhe është 80-vjeçari Shaban Norja, i cili jo vetëm ka pranuar se është autori i krimit por edhe që ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën. Ky fakt vjen i vërtetuar edhe pas ekspertizës mjeko-ligjore sipas së cilës, 80-vjeçari ka dalë babai i foshnjës. Sipas policisë, autori ka pranuar vrasjen dhe pasi është marrë në pyetje ka treguar edhe vendin se ku kishte fshehur kokën e 18-vjeçares, Ajshe Vata. Gjithashtu, është gjetur thika me të cilët autori ka kryer krimin dhe bluza e spërkatur me gjakun e 18-vjeçares që ai ka pasur veshur gjatë momentin të vrasjes. 80-vjeçari Shaban Norja ka thënë në polici se e ka pasur të dashur 18-vjeçaren Ajshe Vata dhe se grindja sipas tij, ka ardhur për shkak të fëmijës. Ai tregon se i ka prerë kokën për të humbur gjurmët dhe që Ajshe të mos njihej e të rezultonte e humbur.

RREFIMI NE POLICI: MARREDHENIET SEKSUALE KUR AJSHA ISHTE 14 VJEÇE, S'DONTE TE ABORTONTE
Ora 08:50 Shaban Norja ka rrëfyer në polici se marrëdhëniet intime mes tij dhe Ajshes kishin nisur që kur ajo ishte 14- vjeçe, dhe ai 76 vjeç. Sipas tij kjo marrëdhënie kishte nisur me dëshirën e të dyve, ndërkohë që ai e ndihmonte me para dhe veshje, shkruan sot gazeta Shekulli. Pak ditë para vrasjes vajza ka shkuar në banesën e 80 vjeçarit për t’i treguar se kishte fituar të drejtën e studimit dhe se priste një fëmijë.“Pasi kam marrë vesh këtë gjendje i jam lutur disa herë të shkojë e ta abortojë. Duke qenë se ishte vajzë e re dhe papërvojë i kam thënë që të fliste me të motrën dhe të shkonin bashkë në ndonjë klinikë për të bërë heqjen e fëmijës, për të cilën do të paguante dhe shpenzimet. Nga ana e saj më është përgjigjur se më mirë më prit kokën se të heq fëmijën... Natën e 11 tetorit e kam marrë në telefon dhe ajo ka ardhur. Pasi kemi bërë dashuri kemi shkuar tek ara dhe atje e kam qëlluar me pistoletë në kokë. Pasi ajo ra në tokë, për ti plotësuar amanetin që më kishte lënë disa herë ia kam prerë kokën me sëpatë dhe më pas e kam fshehur mes kallamishteve”- citohet të ketë dhënë dëshminë e tij në polici Shaban Norja, sipas shkrimit te publikuar sot (15 tetor) ne gazetën Shekulli.

DJALI I 80 VJEÇARIT NDIHMOI POLICINE 
Ora 07:00 Nard Norja, djali i 80 vjeçarit Shaban Norja ndihmoi policinë për të arrestuar të atin. Burime nga policia të cilave u referohet TV A1 Report bënë të ditur se 28 vjeçari kishte dyshuar në sjelljen e të atit dhe ka njoftuar policinë duke zbardhur dhe krimin makabër që tronditi jo vetëm fshatin Xhafë Zotaj por edhe mbarë opinionin publik. Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Italia ku jetonte së bashku me familjen dhe dje ndihmoi në arrestimin e të atit në lagjen Partizani Komuna Xhafzotaj.

80 VJECARI PRANOI SE KA KRYER MARREDHENIE ME AJSHEN
Ora 16:00 (14 tetor) Sipas gazetarit të televizionit A1 Report, Arsen Rusta, koka e 18-vjeçares, Ajshe Vata është gjetur 300 metra larg vendit të ngjarjes dhe e mbështjelle me disa qese. 80-vjeçari Shaban Norja pranon që ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën e vrarë. Autori i dyshuar mbi këtë ngjarje, ka qenë në vëzhgimin e policisë prej 4 ditësh derisa gjatë ditës së sotme u realizua arrestimi i tij. Norja ka qenë bashkë me forcat e policisë në vendin ku realizoi krimin ndaj Vatës për të treguar vendin se ku e kishte fshehur kokën e viktimës. Koka e mbështjellë me qese plasmasi, është gjetur e dekompozuar së tepërmi mes një kanali rreth 8 metra i thellë, me kallamishte dhe ferrnaje të madhe në afërsi të trasesë hekurudhore, rreth 217 m larg vendit të ekzekutimit.

Pas këtij veprimi, Norja, është kthyer në birucat e policisë. Ai dyshohet të jetë një i njohur i familjes Vata, sepse vite më parë i ka shitur kësaj familjeje truallin, ku është ndërtuar shtëpia e tyre. Sipas dyshimeve paraprake mendohet që të ketë pasur edhe persona të tjerë në dijeni të kësaj ngjarjeje tragjike.

shaban norja
(Në foto, 80-vjeçari Shaban Norja)

POLICIA: KRIM PASIONI, NORJA I DENUAR ME PARE ME 9 VJET
Ora 16:00 (14 tetor) Në një deklaratë për shtyp, Policia e Durrësit dha detaje mbi vrasjen makabre të 18-vjeçares Ajshe Vata dhe ndalimit të 80-vjeçarit Shaban Norja si i dyshuar kryesor për ngjarjen. “Në një parcelë të banesës së viktimës, autori i dyshuar ka kryer krimin në fillim më armë zjarri dhe më tej me mjete prerëse”. Është ky versioni zyrtar i policisë mbi ekzekutimin e Vatës. Në lidhje me shkaqet e vrasjes, policia thotë se kemi të bëjmë me një krim pasioni dhe motive të dobëta nga shtetasi Shaban Norja ndaj 18-vjeçares.
80-vjeçari Shaban Norja është banor i komunës Xhafzotaj në lagjen “Partizani” i dënuar më parë me 9 vjet për tentativë vrasje. Ai akuzohet për vrasje ndaj një personi shtatzënë dhe mbajtjes pa leje të armës ushtarake dhe amës së ftohtë.

Redaksia Online
(Lajmi u publikua fillimisht pasditen e 14 tetorit, 16:00 dhe u përditësua ne 07:30 të 15 tetorit) 
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj i përgjigjet opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, nuk u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë

‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj i përgjigjet opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, nuk u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë