SLLOVENI - Një parashutist është rrëzuar nga rreth 100 metra lartësi kur parashuta e tij u prish.
E gjithë ngjarja u filmua nga kamera në kaskën e tij mbrojtëse. Gregor Zilnek ishte hedhur me parashutë në lindje të Sllovenisë, kur papritur litarët e parashutës u liruan.
Siç mund të shihet edhe në video, burri mundohet të kapë parashutën por është e kotë, ai fillon një rrënie të lirë drejt tokës duke mos ditur se çfarë të bëjë.
Përplasja ishte aq e fortë sa që parashutisti theu kërbishtin në 2 vende, por nuk pati ndonjë dëmtim serioz. Zilnek arriti të komunikojë me shokët e tij me radio duke u treguar vendndodhjen e tij.
Brenda 50 minutash një helikopter ushtarak transportoi parashutistin në një spital në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë. Burri bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se do t’i duheshin disa javë që të merrte veten plotësisht.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com