I propozon në publik, çifti nga Irani arrestohen menjëherë: Degjenerim i kulturës Perëndimore!

I propozon në publik, çifti nga Irani arrestohen menjëherë: Degjenerim i kulturës Perëndimore!

Ka menduar ta bëjë të paharrueshëm momentin kur do t'i propozonte martesë gruas së tij të ardhme..dhe si i tillë ka qenë.

Një çift nga Irani nuk do ta harrojnë kurrë se pasi një djalë i propozoi për martesë të dashurës së tij, përfunduan të dy të arrestuar. Arsyeja është fakti që propozimi u bë para shumë njerëzve, në një qendër tregtare në qytetin verior Arak.

Video u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Nuk vonoi shumë dhe ata u arrestuan menjëherë, pasi propozimi publik është i ndaluar me ligjet islamike të Iranit.

Mahmoud Khalaji, zëvendëskomandat i Policisë, tha se çifti janë ndaluar për shkak të veprimit që kanë bërë, që sipas tij, është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë