'I puthëm, zemra më tha mos ik, ulërimat i dëgjoi fshati por jo mami me babin'/ Apeli drithërues i katër fëmijëve në Pukë

'I puthëm, zemra më tha mos ik, ulërimat i dëgjoi fshati por jo mami me babin'/ Apeli drithërues i katër fëmijëve në Pukë

Shtepia e djegur dhe vajza e madhe e çiftit qe humbi jeten

Pak ditë më parë në Pukë humbën jetën burrë dhe grua si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën gjatë natës, ndërsa katër fëmijët fatmirësisht arritën që të shpëtonin. Sot pa një banesë, katër fëmijët e çiftit që kishin fatin tragjik kërkojnë ndihmë. Greta, vajza e madhe rrëfen momentet drithëruese që kaloi atë natë dhe parandjenjën që kishte pasur për atë që do të ndodhte. Tashmë 15-vjeçarja duhet të mendojë jo vetëm për veten, por edhe dy vëllezërit, motrën më të vogël dhe dy gjyshërit.

"Mendoj gjithë natën mamin dhe babin. Kemi shumë njerëz të afërm, por ata nuk i zëvendëson kërkush. Si cdo natën i puthëm dhe u thamë natën e mirë, por ishte një gjë në zemër që më thoshte ndalo mos ik, e parandjeja një gjë të keqe.

Është çuar vëllai i vogël dhe ka parë zjarrin, edhe dy minuta të kishim ndenjur ishim djegur. Kemi thërritur mami, babai...I gjithë fshati i dëgjoi ulërimat vetëm mami dhe babi jo. Mundohem me menduar të ardhmen, cfarë kam me bërë për motrën dhe vëllanë kam shumë frikë.

Do të punoj të bëj të gjithë gjërat, të jap shpirtin tim për ata që të mos kenë trishtim asnjëherë. Kam mbetur vetëm pak shpresë, për të jetuar për të ecur përpara. Cfarë kishte shtëpia brenda u dogjën. Ne jemi katër fëmijë që nuk kemi mundësi që të blejmë asgjë, kemi qenë keq, por tani jemi shumë shumë më keq.

Unë jetoj rrugëve, në një kasolle, por vetëm për vëllezërit dhe motrën duke me u mbështetur diku me pasur ngrohtësinë e shtëpisë. Tani kemi frikë edhe ti afrohemi zjarrit, mbrëmë nuk kishim drita ndeza qiriun dhe kisha frikë, doja ta fikja" tha vajza e madhe e çiftit që u dogjën.

Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës, në momentin kur shtëpia e tyre, në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg, është përfshirë nga flakët rreth orës 03:45 të mëngjesit të datës 8 prill.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 13/04/2019 20:37

    mos u merzit o shpirti vogel zoti qe ta mori mamin dhe babin do te te jape force e fuqi per te perballuar qofshin te xhenetit e juve ju dhente jete te gjate e dashuri mje njeri tjetrin per te cuar perpara deshiren e prinderve.

    Përgjigju
  • Landi: 13/04/2019 19:33

    Eshte sh gjynaf per kta Femij. Cka u ndodhi. Prape do dalim ke Politika. Ne vend qe te ndihmojn kta Femij. U pagujn cdo levizje atyre qe dalin ne proteste me lekt e takspaguesve. E su ndertojn nje Çato ktyre qe kan sh nevoj.

    Përgjigju
  • New York: 13/04/2019 18:06

    Ju lutem hapni nje llogari bankare Qe te mund ti ndihmoje sado pak

    Përgjigju
    • Ermal: 14/04/2019 15:48

      Klikoni tek linku i Fundjava Ndryshe ne Facebook dhe aty i keni te gjitha llogarite bankare per rastin ne fjale. Ne pershkrim te pageses shkruani "Bamiresi per 4 femijet e familjes Ndoj ne Puke".

  • Ermal: 13/04/2019 16:32

    Paçi jeten e gjate, te rriteni te sigurte, plot shendet dhe te arsimuar, qe kur te dilni ne jete t'i nderoni ata prinder qe s'munden t'ju gezonin. Kjo do ishte dhurata me e mire qe mundeni t'i beni atyre, besoj solidariteti i shqiptareve nuk do ju mungoje.

    Përgjigju
    • Lymi Tutit: 14/04/2019 13:38

      Mbeshtes komentuesin New York.Shqiptarja te hape dhe beje publike nje llogari bankare.Jam i bindur qe do te kete shume-shume kontribues. Bejeni sa me pare ! Pavaresisht se cdo te beje shteti,Ne te tregojme solidaritetin tone me keta femije fatkeqe.Mos humbisni kohe,publikoni nje llogari bankare ! Lymi Tutit

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani