Pukë/ Digjen burrë e grua, gjyshi: Si shpëtuam nga dritarja me 4 fëmijët: E thirra o Petrit, por kishte mbaruar!

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Pukë, ku nga djegia e shtëpisë kanë humbur jetën burrë e grua. Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës, në momentin kur shtëpia e tyre, në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg, është përfshirë nga flakët rreth orës 03:45 të mengjesit të kësaj të hëne.

Ndërkohë 4 fëmijët dhe dy gjyshërit e tyre kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, të cilët janë hedhur nga dritarja për të shpëtuar, duke marrë vetëm dëmtime të lehta. Madje burime për Report TV bëjnë me dije se fëmija më i madh 15 vjeç, ka arritur të shpëtojë nga flakët gjyshen e e cila ishte e paralizuar dhe nuk mund të ecte dot.

Fëmijët të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Nga të dhënat e para mësohet se alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë  Pal Gjoni 82-vjeç, i cili kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave. Trupat e pajetë të çiftit të bashkëshortëve u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma. 

Gjyshi: Si shpëtuam nga dritarja me 4 fëmijët: E thirra o Petrit, por kishte mbaruar

"E thirra djalin 10 herë, o Petrit...por ai kishte mbaruar". Pal Gjoni 82 vjeç, nuk ka mundur të shpëtojë dot djalin e tij. Në një prononcim për mediat pas ngjarjes së rëndë, ai tregon se dëgjoi zhurmën që po shkaktonin tjegullat teksa thyheshin nga zjarri. "Dola në korridor dhe pashë që kishte marrë flakë kati i dytë. Thirrja djalin 10 herë o Petrit, por kishte mbaruar punë. Thirrja nusen por edhe ajo kishte mbaruar punë. Kam dalë me fëmijët, pastaj dolën për dritare. Kërciti llamarina por shpëtuan pa gjë. Më keq për mua nuk ka", shprehet ai.

Xhaxha: Ja di për nder Zotit që më la fëmijët e vëllait...U treguan të shkathët

Xhaxhai i fëmijëve që i shpëtuan zjarrit jeton në Lezhë. Fëmijët tashmë ndodhen pranë tij, bashkë me prindërit e moshuar që i shpëtuan flakëve. Thotë ja di për nder Zotit, që fëmijët shpëtuan. Ndoc Ndoji, tregon për mediat se falë shkathtësisë së fëmijëve, mundën të shpëtojnë.

"Ngjarje e rendë. Tragjedi. Ndjej dhimbje të madhe shume. Di një gjë zotit për  nder që me ka shpëtuar fëmija e vllait. Janë jetimë shkathtësia e tyre prej zoti kanë hapur derën e korridorit e kanë parë, janë blloku  dhe kanë hap dritaren dhe  janë hedh mbi një kotec për drithë mbi  llamarinë. I bëj  apel shtetit  që të japin nje ndihme që edhe fëmijët të jetojnë dhe mos të ngelin në qiell të hapur", thotë ai.

Forcat zjarrfikësve, pasi kanë neutralizuar flakët, u janë dashur rreth dy orë për gjetjen e trupave nën mbetjet e zjarrit. 

b.ha./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 08/04/2019 12:36

    Per ta duhete alarm per tym e flake ne zdo dhom. Se te con perj gjumite.

    Përgjigju
  • WTF: 08/04/2019 10:23

    Nje lajm i dhimbshem por i shkruar pa respekt per viktimat nga gazetaria e papergjegjshme. Nje shkrim ku bombastika e lajmit kalon cakun e dhembshurise, "u dogjen te gjalle ne gjume" thote gazetari dhe pastaj pa pike turpi e nderron versionin e lajmit duke thene se "Trupat e pajetë të çiftit të bashkëshortëve u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma"! Pra edhe ne gjume, edhe paskan tentuar te dilnin nga dhoma!

    Përgjigju
  • Erik: 08/04/2019 10:12

    Ngushellime, t'i rrojne femijet, lajm i kobshem.

    Përgjigju
  • Ilo: 08/04/2019 08:09

    Lajm I keq kete mengjes, Ngushellime familjareve te afermeve, zoti ju dhente kuraje ta perballojne kete fatkeqesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen