-
'I puthëm, zemra më tha mos ik, ulërimat i dëgjoi fshati por jo mami me babin'/ Apeli drithërues i katër fëmijëve në Pukë
Pak ditë më parë në Pukë humbën jetën burrë dhe grua si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën gjatë natës, ndërsa katër fëmijët fatmirësisht arritën që të shpëtonin. Sot pa një banesë, katër fëmijët e çiftit që kishin fatin tragjik kërkojnë ndihmë.
13 Prill 2019, 11:54 -
Prindërit u dogjën/ Ministria u jep statusin e jetimit katër fëmijëve në Pukë
Pas fatkeqësisë së ndodhur në Pukë ku një çift humbi jetën pas zjarrit që dogji shtëpinë dhe 4 fëmijë mbetën jetimë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes strukturave të saj të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëror ka marrë menjëherë masat duke mbledhur grupin teknik multidisiplinar për menaxhimin e rastit.
10 Prill 2019, 12:28 -
'Ndjej një tronditje të rëndë psikologjike'! Tragjedia në Pukë dhe 'ngjallja' e ndjesisë njerëzore
Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, është ndër personat e parë që është gjendur në fshatin Breg të Pukës, aty ku humbën jetën mes flakëve të zjarrit çifti i bashkëshortëve, Petrit dhe Dava Ndoj, 46 dhe 35 vjeç. Fatmirësisht, në mesin e kësaj tragjedie, shpëtuan 4 fëmijët e çiftit dhe gjyshërit e tyre, e moshuara e paralizuar. Sapo kanë ndjerë zjarrin në orët e para të mëngjesit, fëmijët kanë shpëtuar njëri-tjetrin duke u hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës.
8 Prill 2019, 14:49 -
Bashkia jep shpresë për të mbijetuarit nga zjarri tragjik në Pukë
Bashkia e Pukës do t'i rindërtojë banesën e shkrumbuar, familjes Ndoj, që në orët e para të mëngjesit të sotëm u përfshi në një tragjedi. Burrë dhe grua humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa 4 fëmijët e çiftit dhe dy të moshuarit që jetonin me ta, mundën të shpëtonin pasi u hodhën nga kati i dytë i banesës.
8 Prill 2019, 10:45 -
Pukë/ Digjen burrë e grua, gjyshi: Si shpëtuam nga dritarja me 4 fëmijët: E thirra o Petrit, por kishte mbaruar!
Një ngjarje tragjike është regjistruar në Pukë, ku nga djegia e shtëpisë kanë humbur jetën burrë e grua. Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës, në momentin kur shtëpia e tyre, në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg, është përfshirë nga flakët rreth orës 03:45 të mëngjesit të kësaj të hëne. Fëmija më i madh 15 vjeç, ka arritur të shpëtojë nga flakët gjyshen e e cila ishte e paralizuar Trupat e pajetë të çiftit të bashkëshortëve u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma.
8 Prill 2019, 07:23