'I qëndron afër ekipit', Milan synon të firmosë me Igli Taren

'I qëndron afër ekipit', Milan synon të firmosë me Igli Taren

Milan është rikthyer në një kantier të hapur përsa i përket posteve drejtuese në ekip pasi Gatusso dhe Leonado zyrtarisht nuk janë më pjesë e ‘djallit’, ndërkohë që gjasat janë që edhe Maldini të ndjekë hapat e tyre. Për këtë arsye shefi ekzekutiv i klubit Ivan Gazidis është hedhur në sulm për të siguruar sa më shpejt të paktën drejtorin sportiv, të cilit do t’i besojë projektin e së ardhmes.

‘Sportmediaset’ shkruan se i preferuari i Gazdis është shqiptari Igli Tare, që prej 10 vitesh mban postin e drejtorit sportiv te Lazio. Arsye se përse pëlqehet 45-vjeçari është komunikimi dhe afërsia që ka me skuadrën, diçka për të cilën është se i mungonte Leonardo-s.

Me këtë lëvizje Gazidis shpreson që me një gurë të vrasë dy zogj, pasi me Taren do të ishte me e thjeshtë për të bindur edhe Simone Inzaghi-n, për të marrë vendin e lënë bosh nga Gatusso. Ndërkohë përveç Tares kandidat tjetër për postin e drejtorit sportiv te Milan është edhe Sven Mislintat. Këtij të fundit i jep përparësi eksperienca pasi përveçse drejtori aktual i Stuttgart më herët ka mbajtur të njëjtin rol edhe te Dortmund, ndërsa te Arsenal ka qenë shefi i skautëve.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike