Deputetja Rudina Hajdari me anë të një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur kryeministrit Rama, ku ky i fundit në Kuvend hodhi kritika ndaj opozitës së re. Hajdari akuzon Ramën si të paaftë dhe se ai, këtë paaftësi nuk mund ta mbulojë me arrogancë. Ndër të tjera Hajdari shkruan se po fshihet pas kreut të PD-së, Lulzim Basha  të cilin e ka thirrur për bashkëpunim për ndihma për të prekurit nga tërmeti.

“Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti. Z. Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë.  Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit”, shkruan Hajdari.