I refuzoi vizën për në SHBA 
gjyqtari-Lu: Nuk jemi ISIS-i

I refuzoi vizën për në SHBA <br />gjyqtari-Lu: Nuk jemi ISIS-i
Gjyqtari Artan Lazaj i bashkohet Kryeprokurorit Adriatik Llalla në listën e punonjësve të sistemit të drejtësisë të cilëve u është refuzuar viza për në SHBA. 

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj, shkruan në Facebook se ai është një nga gjyqtarët të cilëve ambasada amerikane në Tiranë u ka revokuar vizat. 

Ai shkruan në rrjetin social Facebook, gjatë një replike me gazetarin Artan Hoxha, duke pohuar se nuk ka mundur të shkojë në SHBA pasi viza iu refuzua nga ambasada.  

"-- Artan,e thene ne keto momente nga Ambasadori duket e pabesueshme.Pse pikerisht sot,qe skroi shqetesimin Prokurori,apo e ka kapur zakoni shqiptar.Ka ardhur momenti qe boll me me misticizma e hidhu pirdhu,po cdo njeriu duhet ti vihet festja,nga me i madhi e deri me i vogli,vendas apo i huaj.Ky misticitet ne revokimin e vizave nuk me pelqen fare.Kontrolli behet ne momentin e dhenies se vizes e mandej po shkel rregullat e ati vendi apo perben rrezik per ate vend mund te rrevokohet.Secilit qe iu eshte rrevokuar duhet ti jepet nje qendrim personal e jo keshtu ne pergjithesi"kemi informacion".Besoj nuk jane Isis te rrefuzuarit por njerez te nderuar te keti kombi qe me te mirat e te keqiat kane dhene kontribute me shume se cdo politikan te jete.Keshtu mbeten te pabesueshem.

-- Po,jam thirrur dhe une,po u treguan te pabese.Dhe nuk isha me ndonje rrace por me kolege te nderuar. 

-- Kjo nuk do te thote qe veprimet e nxituara te ambasadorit me kane shuajtur dashurine per usa,perkundrazi,ma ndezen me teper"
, shkruan Lazaj. 

Reagimi i gjyqtarit Artaj Lazaj vjen pas atij të kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili u akuzua nga ambasadori Donald Lu se është vënë në funksion të bllokimit të reformës në drejtësi.

Llalla është i pari zyrtar i drejtësisë që pranoi se ambasada i ka revokuar vizën, ndërsa po ashtu u sqarua se viza i është refuzuar dhe shefes së sektorit të dekriminalizimit, prokurores Rovena Gashi.

lazaj
lazaj


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik