Debutimi i Zinedin Zidan me Real Madrid ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dora e francezit në ndeshjen e fituar me shifrat 2-0 kundër Celta Vigo-s është parë që në formacionin zyrtar, ku nga minuta e parë u rikthyen të luajnë lojtarë si Isco, Bale, Marcelo dhe Asensio.
Në “Santiago Bernabeu” pjesa e parë pavarësisht përpjekjeve të Realit është mbyllur me portat e paprekura, ndërsa zhbllokimi i ndeshjes erdhi në minutën e 62. Autori i golit ishte Isco, futbollisti i cili me Solarin qëndronte i gozhduar në stol, ndërsa sot shleu besimin e Zidan që në ndeshjen e parë.
Dyfishimi i rezultatit do të kishte për autor një tjetër lojtar shumë të kontestuar në periudhën Solari, Garreth Bale. Për më tepër asistin për uellsian e dha Marcelo, një lojtar që pak ditë më parë në merkato ishte kudo përveçse Realit të Madridit.
Në fund një fitore që më shumë se pikët ka vlerë për harmoninë në grup.