Gjykata e shkallës së parë e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e drejtorit të Tatimeve Hysen Hysa dhe ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
 
Në seancën e zhvilluar me dyer te mbyllura prokurori i çështjes Simon Pashuku ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Nga ana tjetër avokati i çështjes Ilir Golemi e ka cilësuar arrestimin e paligjshëm dhe moscaktimin e asnjë mase sigurime duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Tatimeve.

Në fund gjykatësja e çështjes Luveda Dardha  e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e drejtorit të Tatimeve në Shkodër Hysen Hysës dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij atë të “detyrim paraqitje”.

E gjithë seance gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura për arsye të hetimit ndërsa jashtë gjykatës kanë qene dhjetra ta afërm të drejtorit të Tatimeve.

Hysen Hysaj akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në shumën mbi 10 milionë lekë të reja, për një subjekt tregtar ne pronësi te nipit te tij. 

 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)