I lindur në vitin 1924, Luciano Gulmini nga qyteti i Ravenna festoi plot një shekull muajin e kaluar (23 gusht 2024). Gjatë një interviste për mediat italiane Gulmini shprehet se është tejet i gëzuar pasi ka rinovuar patentën vetëm një muaj më parë.
"Kisha disa pasiguri pasi marrja e një licence në njëqind vjet nuk është vërtet aq e zakonshme, por gjithçka shkoi mirë” , ka thënë Luciano Gulmini.
Më tej ai shprehet se është mjaft i lumtur pasi do ta çojë përsëri pasditeve gruan e tij Tebe në bregdet, citon Tgcom24.
"Jam i lumtur pasi unë dhe Tebe, gruaja ime, mund të vazhdojmë të shkojmë pasditeve në Lido Adriano, në plazhin Alessandra. Dokumenti është ido të jetë i vlefshëm deri më 2026". shton ai.
Ndërsa përsa i përket rinovimit të patentës i moshuari thotë se i bëri të gjitha testet e domosdoshme.
"Më bënë një intervistë të shkurtër, bëra testin e syve dhe atë të dëgjimit", ka thënë ai.
Gulmini e ka marrë lejen e parë të drejtimit 75 vite më parë, në moshën 25-vjeçare.
Ai tregon edhe momentin e parë kur ka blerë makinë dhe udhëtimet e para që ka bërë.
“Në fillim të viteve gjashtëdhjetë blemë Fiat 500, dhe kemi vizituar disa nga vendet e Europës. Kam qenë në Zvicër, Gjermani, Austri, por edhe në Jugosllavi, në atë kohë atje ishte presidenti Tito, kemi udhëtuar prej disa vitesh, kemi shkuar në Split, në Dubrovnik, në Mostar, në Sarajevë e shumë vende të tjera” thekson Gulmini.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spektakël në Ohër, flet për Report Tv sërfisti fluturues: Kur fillon era, lë punën e çdo gjë, dal në liqen! E kisha në gjak që fëmijë, e mësova në Itali
14 Janar, 17:46
-
Trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58-vjeçari i dënuar me 7 vite burg nga Italia! Pritet ekstradimi (EMRI)
14 Janar, 13:58
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
14 Janar, 08:34
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
-
Shisnin kokainë mes kufirit italo-zviceran, arrestohen shqiptari dhe dy miqtë e tij nga Bellizona! Furnizonin klientët VIP
13 Janar, 16:53
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
Romë/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave memorandum mirëkuptimi me simotrën italiane
13 Janar, 15:27
-
Shqiptarja kapet në Milano me veshje e çanta me vlerë 7 mijë euro, po tentonte të ikte pa i paguar nga qendra e njohur tregtare
13 Janar, 11:46
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56